Home KRYESORE Kontroll në banesën me qera, i gjenden armë të tjera ish-efektivit të...

Kontroll në banesën me qera, i gjenden armë të tjera ish-efektivit të RENEA-s

Ish-efektivit të RENEA-s, Remal Radës, i cili u arrestua nga policia pasi iu gjet snajper në automjetin që po lëvizte bashkë me shkokun e tij, i është zbuluar një banesë e marrë me qera ku i janë gjetur sende të tjera të kundraligjshme.

 Gjatë kontrollit në këtë banesë, në zonën e quajtur “Selitë e Vjetër”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio Policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin “RENEA”, shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F1514394802353112%2F&show_text=false&width=560&t=0

Share: