Gazetarët kanë dalë në protestë pas sjelljes së kryeministrit Edi Rama ndaj medias.
Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestojnë para kryeministrisë në mbështetje të gazetarit Klevin Muka i cili u dënua nga kryeministri Edi Rama që të mos marrë pjesë në konferencat për shtyp të tij në tre muajt e ardhshëm.
Ata mbajnë në duar pankarta për lirinë e medias në mbështetje të kolegut të tyre.
“Zoti kryeministër çfarë pyetje t’ju bëjmë” është një nga pankartat që mbajnë në duar pjesëmarrësit në protestë.
Rama tha se gazetari e ka të ndaluar të marrë pjesë në konferenca për mediat. Vendimi i kryeministrit për të mos pranuar për 3 muaj pyetje nga gazetari erdhi pasi ky i fundit pyeti ministren Olta Xhacka nëse kishte zbatuar kodin e etikës në raport me bashkëshortin investitor strategjik.




