Home KRYESORE Rama ironi me Bashën në Kuvend: I kam munguar. Foli për mua...

Rama ironi me Bashën në Kuvend: I kam munguar. Foli për mua dhe Millosheviçin

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ka qenë ironik ndaj ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë seancës plenare të ditës së sotme.

Kreu i qeverisë tha se Basha ka qenë për 8 vjet kryetar i PD-së, por në fjalimin e tij nuk tha as një fjalë për Dick Martyn, Hashim Thaçin, apo për akuzat e trafikut të organeve.

Rama u shpreh se Basha foli vetëm për Millosheviçin dhe për të ndërsa shtoi se duhet ta mirkuptojmë se i ka munguar kreu i qeverisë

“Ka qenë 8 vjet kryetar i PD-së. Dëgjuat ndonjë fjalë për UÇK-në, dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Martyn, apo Hashim Thaçin apo poshtërsinë e akuzës për trafikun e organeve.

Dëgjuat vetëm për Millosheviçin dhe për mua. Pjesën për mua dua ta mirëkuptoni se i kam munguar shumë këto kohë. Por këtu nuk kemi ardhur të bëjmë atë që këta kanë bërë sa herë u është dashur ky parlament si samar se nuk kanë çfarë i bëjën gomarit, kushdo qoftë gomari. Asnjë fjalë për rezolutën që është fillimi i një beteje reale dhe jo vazhdimi i një të folure me vete, pasi nuk është as parlamenti i Gjermanisë dhe i Francës. Në emër të patriotizmit dhe nacionalizmit kjo politikë i ka përdorur dhimbjet e Kosovës për pazarin mizerabël të Tiranës”, tha Rama.

Më herët në fjalën e tij Basha tha: “Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë dhe asgjë më të shenjtë se interesi i Kosovës. Nuk do të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonalë pa dënuar gjenocidin serb., Ndër vite ka pasur përpjekje për të manipuluar faktet dhe për t’i ikur të vërtetave. Raporti i Dic Martyt është fake dhe tashmë është ë qartë se pas tij fshihen strukturat serbe.

Hapi i fundit ishte plani për eliminimin fizik nga struktura serbe për të fshehur gjurmët dhe për të fajësuar sërish Kosovën. E vërteta nuk fshihet dot. Lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë përballë agresionit dhe krimeve të regjimit të Millosheviçit. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë me masakrat dhe gjenocidin. Lufta e UÇK pati në krah të saj NATO sepse ishte një luftë e drejtë.

Ndaj shqiptarëve po kryhej gjenocid. Ky parlament, burrat dhe gratë nuk e fusin kokën si struci në rërë. Nuk duhet të ngurojnë për të votuar këtë dënimin e këtij gjenocidi. Ky nuk ka për qëllim për të mbetur pengje të së shkuarës së dhimbshme por për t’i hapur rrugën të ardhmes. Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë. Sado të fshihet pas gjuhës së shthurur është një amnistie ndaj të shkuarës që rrezikon të përsëritet nëse nuk dënohet. Jemi në krah të përpjekjeve të Kosovë”.

Share: