Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë në një prononcim për mediat ku ka reaguar lidhur me rrëzimin e dekretit të tij nga Komisioni i Ekonomisë për kthimin e ligjit për Butrintin.
“Komisioni ka rrëzuar dekretin e presidentit për Butrintin që ka të bëjë me trashëgiminë tonë kulturore dhe që na ri-solli dhe njëherë një sjellje arrogante në raport me konsultimin dhe dëgjesën e ekspertëve të fushës që u përjashtuan sot në mënyrë brutale dhe që tregon qartë se deputetët që kanë vepruar në këtë mënyrë janë diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive më të çmuara kombëtare si Butrinti vetëm për arsye të errëta dhe korruptive dhe ndoshta motive edhe më thella se aq. Nuk kemi të bëjmë me një rast por një vazhdimësi të goditjes së trashëgimisë kulturore në shumë zona të tjera të vendit tonë. Ndaj uroj që deputetët në seancë plenare të dëgjojnë argumentet në dekretin përkatës që kanë të bëjnë me shkeljen e Kushtetutës”,-tha Meta.Opinion.al