Home Gjeo-Ekonomia Sarkazma e ekonomistes për kryeministrin Rama: Falë Zotit Kina nuk mendoi 3...

Sarkazma e ekonomistes për kryeministrin Rama: Falë Zotit Kina nuk mendoi 3 minuta për Shqipërinë…

Nga Irena Beqiraj

Në pranverën të vitit 2017 , Zëvendës-Kryeministri I Kinës takoi në një mëngjes punë Kryeministrin Rama, në Pallatin e Brigadave.

Pasi u kujtua kënga dy luanë se c’ka bota, një Azia një Europa , e shoqëruar me komentin që Kina u shëndrua në ” luan ” ekonomik botëror, ndërsa Shqipëria mbeti një mace e dobët e paushqyer, Kryeministri shtoi- ” mikut tim Erdoğanit I kërkova të harxhonte 30 min në muaj për Shqiperinë, juve po ju kërkoj vetëm 3 minuta” .

Nëse Kina do kishte menduar 3 minuta në muaj për Shqiperinë si do te kishte qenë ndihma e saj ?

Egjemonia ekonomike e Kinës, ka disa karakteristika që nuk duhen anashkaluar . Sipas laboratorit kërkimor AidData në William & Mary, të universitetit të Virxhinias, gjatë një periudhe 18-vjeçare, Kina ka dhënë hua për 13,427 projekte infrastrukturore me vlerë 843 miliardë dollarë në 165 vende.

Pjesa më e madhe e këtyre parave është e lidhur me strategjinë ambicioze të Presidentit Kinez Xi Jinping “Një brez dhe një rrugë”. Duke filluar nga viti 2013, Kina po përdor ekspertizën e saj në projektet e infrastrukturës dhe valutën e bollshme të huaj, për të ndërtuar rrugë të reja tregtare globale.

Por studimi i fundit Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore sugjeron se gjysma e të gjithë borxhit të huaj ndaj bankave dhe institucioneve shtetërore kineze është “e fshehur” nga bazat e të dhënave normale. Rrjedhimisht, “nivelet e borxhit dhe barra e shërbimit të borxhit në 24 vende në zhvillim janë shumë më të larta se sa mendohej”.

Përtej sasisë se lartë edhe shpesh te fshehur në mënyrë shqetësuese, Kina shërben si huadhënës I mundësisë së fundit . Kreditë e saj janë te shtrenjta, zakonisht sigurohen kundrejt zërave te caktuar të ardhurave të sektorit publik, pasuri natyrore , ose vepra publike dhe kushtet e tyre rrallë bëhen publike.

Strategjia e Kinës për kreditimin e vendeve ne zhvillim është e njëjtë me qasjen e ndërmarrë nga fuqitë e mëparshme koloniale, ashtu edhe nga huadhënësit informalë në vendet në zhvillim.

Amit Bhaduri në një punim klasik të vitit 1977 në Gazetën e Ekonomisë së Cambridge, thekson se huadhënësit informalë ( fajdexhinjtë) zakonisht nuk shqetësohen për dështimin e huamarrësit; përkundrazi, ata shqetësohen nëse huamarrësi nuk falimenton, sepse vetëm në rast falimentimi ata mund të nxjerrin një fitim më të madh duke i konfiskuar kolateralin .

Psh Porti Hambantota, ishte projekti më i dashur i Mahinda Rajapaksa, presidentit të Sri Lankës midis 2005 dhe 2015 . I financuar kryesisht me paratë kineze, porti u hap në vitin 2010 në ditëlindjen e Mahindës. Por kur Sri Lanka më vonë dështoi për të shlyer borxhin e Ndaj Kinës kjo “dhuratë” u bë kolaterali i konfiskuar. Kina tani ka portin ne perdorim per 99 vjet .

Përtej natyrës kolonializuese , karakteristika tjetër e shpëtimit financiar “kinez” për vendet në zhvillim, është e lidhur ngushtë me mbështetjen politike në Kombet e Bashkuara.

E pra nese ato 3 minuta në muaj do të kishin ndodhur Shqiperia nuk do të ishte bashkë penë mbajtese me SHBA-në kundër Rusisë.

Pozicioni I Kinës si financues në 165 vende të botës , edhe pse me kushte shumë disvaorizuese , padyshim ka dobësuar pushtetin e Perëndimit mbi këto vende , si edhe minon zbatimin e sanksioneve te vendosura nga ai , nëse Kina është kunder tyre sic eshte shprehur Presidentit Kinez Xi Jinping hapur kundër sanksioneve te vendosura ndaj Rusisë.

Share: