Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha i ka bërë kërkesë SPAK të hetojë çdo akuzë të publikuara nga mediat në lidhje me skandalin me punësimet në Doganat Shqiptare, të drejtuar nga Gent Gazheli.
Ai shprehet se është koha që drejtësia të veprojë mbi çdo institucion ku përflitet për korrupsion dhe mbi qeveritarët e korruptuar.
“Dogana shqiptare, ky institucion qe SPAK duhet te hetoje çdo akuze qe shqiptaret po dëgjojnë në media. Koha qe drejtësia te veproje mbi çdo institucion ku përflitet për korrupsion. Koha qe SPAK te veproje mbi qeveritaret e korruptuar”, shkruan Hoxha.
360grade.al