Shumë legjenda e gojëdhëna lidhen me strukturën gjigande të gurit në Majën e Lipes mbi fshatin Vranisht!
Kjo lidhet me kultet e banorëve të lashtë mijëra vite më parë, të cilët adhuronin natyrën dhe ciklet stinore, si bazë e jetës së tyre shpirtërore!🙏
Për sa i takon përmasave, Dolmeni i Vranishtit (dolmen, një masiv i madh guri i vendosur horizontalisht mbi dy gurë vertikalë) listohet si më i madhi në rajonin e Ballkanit.
I lidhur pazgjidhshmërisht me natyrën, nga maja e Lipes ku ndodhet dolmeni mund të shihet një pamje mahnitëse mbi rrjedhën gjarpëruese të Lumit të Vlorës dhe maleve në të dy anët e luginës ⛰
Për të gjithë të apasionuarit rreth hiking dhe ngjitjes në mal, Dolmeni i Vranishtit është një mundësi e shkëlqyer për të kaluar një ditë mes gjelbërimit e ajrit të pastër!
🍃🧗🏻♀️
Të diel të qetë! ☀️
Shënim: Marrë nga faqja në Facebook e deputetit të zonës Vullnet Sinaj të cilin e përgëzojmë për këtë kontribut informativ mbi turizmin shqiptar.