Home Gjeo-Ekonomia Shqipëria Përsëri Shënjestër e Fake News-ve Ruse

Shqipëria Përsëri Shënjestër e Fake News-ve Ruse

Nga Florion Metohu

Ditët e fundit po qarkullon një video e një makinë me targa shqiptare, duke pretenduar që është filmuar në Ukrainë, me anëtë së cilës po bëhet kontrabandë e sistemeve anti-tank amerikan dhe britanik. Targat shqiptare të makinës “AA 851 EE”, dyshohet të jenë të vjedhura në vendin tonë apo të falsifikuara, pasi ato rezultojnë se i përkasin një mjeti tip “Mercedes”, ndërsa në video shfaqen në një “Volksëagen”.

Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë lajme të tilla. Në fakt, portalet serbe www.srbin.info dhe www.sb.by kanë publikuar lajme mbi përfshirjen e shqiptarëve në kontrabandën e armëve anti-tank që prej mesit të muajit qershor, duke ju referuar deklaratave të ministrit të jashtëm rus Lavrov.

Po, është e vërtetë që Shqipëria do pajiset me armët amerikane anti-tank Javelin, por kjo do ndodhi pas firmosjes e një kontrate blerjenga ana e qeverisë tonë, të bërë publike në datën 21 maj nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi. Me shumë mundësi kjo s’i ka pëlqyer Moskës, duke harruar që rritja e shpenzimeve ushtarake, që po ndodh në të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, janë rezultat i rikthimit të luftës territor – grabitës në Europë, pas shumë dekadash, pikërisht nga vetë Rusia.

Nuk është hera e parë që vendi jonë, si dhe Kosova, janë shndërruar në objektiv i propagandës dhe dezinformimit rus, që prej nisjes sëpushtimit të Ukrainës. Në 18 qershor ambasada ruse në Shqipëri do të publikonte një tabelë të ministrisë së mbrojtjes të vendit të tyre, me numrin e pretenduar të mercenarëve të huaj, që sipas saj, janëduke luftuar në Ukrainë. Nga ajo listë, sipas Moskës, 150 ishin shqiptar dhe 156 kosovar.

Ministria jonë e Jashtme i mohoi kategorikisht keto akuza dhe thirri ambasadorin rus, duke i dorëzuar një note proteste dhe duke kërkuar prova mbi këto akuza, prova të cilat nuk janë publikuar asnjëherë.Ndoshta pala shqiptare duhet të ngerë më shumë zërin, si nga ana mediatike ashtu edhe në kontaktet zyrtare me palën ruse, për tëluftuar propagandën dezinformuese.

Akuzat për përfshirjen e mercenarëve shqiptar dhe kosovar datojnë që në 18 shkurt kur Sergei Lavrov do të deklaronte se po rekrutoheshin për tu dërguar në Donbas të Ukrainës. Njëdeklaratë që do të merrte një përgjigje dhe nga presidenti Ilir Meta, i cili do i përkufizonte akuza të tilla: Mund të jetë ndikuar nga dezinformacionet në mediat e ndryshme dhe në rastin më të keqe një shpikje propagandistike sikur vendet tona përbëjnë një rrezik apo një tendencë të caktuar ndaj Rusisë, gjë që nuk është e vërtetë”.

Nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja se pse Shqipëria ështëobjektiv i propagandës dhe dezinformimit rus. Roli aktiv qëvendi jonë po luan, si anëtare e përkohëshmë e Këshillit tëSigurimit në OKB krahë aleatëve tanë, në rezolutat dhe iniciativat e ndryshme që dënojnë pushtimin që Kremlini po kryen ndaj Ukrainës, duket se ka ngacmuar nje nerv të zbuluar në Moskë.

Edhe pse nuk ua mbyllëm derën turistëve rus, ndryshe nga sa bënë shumë shtete të tjera, territori jonë po shndërrohet në njëhapësirë shumë të rendësishme në planet strategjiko – operacionale të NATO-s.

Investimet që aleanca po bën në aeroportin ushtarak të Kuçovës, si dhe mundësia e investimeve të tjera në ish portin sovietik tëPash Alimanit apo porteve të tjera, do ta transformoj Shqipërinënë një fortes të Aleancës në Ballkanin Perëndimor dhe spirancëtë stabilitet në një hapësirë ku Rusia, historikisht, ka pasur njëinfluencë të madhe.

Nxitja dhe mbajtja gjallë e konflikteve në rajon, sidomos ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe fraksioneve në Bosnje – Hercegovinë, është një nga mënyrat e pengimit të integrimit tëplotë të Ballkanit Perëndimor në kampin euro – atlantik dhe rrjedhimisht zvogëlimit të influences ruse.

Mjetet që Moska përdor janë të shumta dhe nje nga më efikaset është propaganda dhe dezinformimi.

Share: