Shqipëria prej disa ditës është lajm kryesor në faqet e para të gazetës më të madhe polake, “Fakt” si dhe në televizionet e Varshavës.
Vëmendja ndaj Shqipërisë në mediat polake lidhet me gjetjen të vdekur në këtë apartament tek pallatet “Agimi” të një-71 vjeçari polak, i cili në kulmin e pandemisë dy vite më parë ishte kryefjalë e medias dhe politikës polake.
Andrzej Izdebski mesditën e 20 qershorit 2022 u gjet pajetë si pasojë e një ataku kardiak.
Administratori i pallatit, policia dhe zjarrfikësit hynë me shkallë në banesë nga dritarja e këtij pallati.
Një burim policor i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se një ushtarak i rëndësishëm në kohën e qeverisë Berisha, telefonoi uniformat blu pasi miku i tij polak kishte dy ditë që nuk i përgjigjej në telefon.
Andrzje Izdebski ishte një ish pjesëtar i shërbimit sekret polak por në tre dekadat e fundit njihej në Poloni, si mbreti i tregtisë së armëve duke i çuar ato nga vendet e Europës Lindore deri në Korenë e Veriut.
Gjatë nisjes së pandemisë ai në rolin e ndërmjetësit (broker), i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë.
Por deri në Korrik të vitit 2020 ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milion dollarë.
Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milion dollarë, gjë të cilën ai e bëri, por jo pjesën tjetër, pasi sipas tij kishte paguar për prodhuesit e respiratorëve.
Në kulmin e debateve politike në Poloni si pasojë e këtij skandali dhanë dorëheqjen ministri dhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, firmosësit e kontratës.
Andrzje Izdebski largohet në vitin 2021 për të jetuar i qetë në Shqipëri.
Arsyeja pse zgjodhi Shqipërinë e thjeshtë.
Kishte miq me të cilët kishte bërë tregti armësh përmes kompanisë të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emrin UNIMESKO me ortakë edhe dy shqiptarë.
Mediat polake janë vënë në garë për të zbuluar ku kanë shkuar 26 milionë dollarët e pakthyera nga i ndjeri Izdebski.
A janë sjellë ato fillimisht në Shqipëri për t’u fshehur e më pas pastruar?FOTO GALERI1/4