Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Hoxha zbulon bisedën me Vis Martinajn: 6 drejtorë policie merrnin 2 mijë...

Hoxha zbulon bisedën me Vis Martinajn: 6 drejtorë policie merrnin 2 mijë € në muaj

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas publikimit të lajmit se Ervis Martinaj është ndihmuar nga efektivi i operacionales Jeton Lami, i cili u arrestua sot nga policia.

Përmes një statusi në “Facebook”, Hoxha tha se gjatë një emisioni në News 24 kishte deklaruar se nga 6 shefa komisariatesh që ka Tirana, 5 prej tyre, marrin nje shperblim fiks prej 2 mijë eurosh në muaj nga një kompani bastesh, që kontrollon tregun e lojërave të fatit në vend dhe që ka lidhje të forta me botën e krimit. Sipas tij kjo kompani bastesh drejtohej nga Ervis Martinaj.

Hoxha shtoi se pasi mbaroi emisioni, ishte telefonuar nga Ervis Martinaj i cili sipas tij ka thënë se në listë pagesë ishin 6 dhe jo 5 drejtorë.

Ndër të tjera, Hoxha shtoi se nëse do të gjendet listapagesa që Vis Martinaj, u ka bere zyrtarëve të lartë te shtetit, drejtuesve te policise, prokuroreve e gjyqtarëve, nëpërmjet kompanive të tij të lojërave të fatit, do të habiteshin edhe specialistët më të mirë të Ministrisë së Financave.

“Asgje e re, nga ngjarja ne perendim te Shqiperise..

Sot, beri shume zhurme, arrestimi i nje efektivi te Forces se Posaçme Operacionale, i cili akuzohet se ka sherbyer si truproje apo shofer i “mbretit te lojerave te fatit” ne Shqiperi, Ervis Martinaj…

Per ata qe e kane njohur Martinajn, ky fakt nuk perben asnje çudi.

Sa per ilustrim po sjell nje episod ne vitin 2015, pak kohe pas operacionit me emrin e koduar “Fundi i marrezise”, ku synohej te goditej paligjshmeria ne industrine e lojerave te fatit, por ne fakt ndodhi e kunderta.

Moderatori i News24, me kishte ftuar ne rubriken “Opinion”, qe transmetohej live, çdo pasdite ne oren 17:00.

Gjate bisedes po shpjegoja se si krimi i organizuar korruptonte policine, jo vetem qe ta neutralizonte per te mos e goditur, por edhe per ta kthyer ne nje bashkepunetore ne luften kunder grupeve rivale…

Ne nje moment moderatori me pyet, se deri ne çfare niveli shkonte ky korrupsion dhe si behej pagesa?!

Po te sjell vetem nje detaj,-i thashe.

Tirana, ka 6 shefa komisariatesh. Kam mesuar se 5 prej tyre, marrin nje shperblim fiks prej 2 mije eurosh ne muaj nga nje kompani bastesh, qe kontrollon tregun e lojerave te fatit ne vend dhe ka lidhje te forta me boten e krimit.

Kjo tarife u jepet drejtuesve te komisariateve aforfe, qofte dhe pa bere asnje kontakt ose bashkepunim. Pastaj kush tregohet me fleksibel, e shumefishon pagesen ne varesi te kontributit qe jep.

Kaq mjafton qe ky grup i strukturuar kriminal, jo vetem te mos goditet ne aktivitetin qe kryen, por edhe te ndihmohet duke sulmuar rivalet e tij.

Ne ate moment moderatori me pyet:

Sikur ishin 6 shefa komisariatesh, pse thua qe vetem 5 prej tyre jane ne borderone e kompanise se lojerave te fatit???!!

I gjashti, i thashe, nuk e ka marre akoma emerimin, eshte vetem i komanduar dhe nuk e di nese e kane futur ne listepagese…

Nuk kishin kaluar as 10 minuta nga mbarimi i emisionit, kur me bie celulari dhe nga ana tjeter e telefonit, me foli nje person, i cili u prezantua si Vis Martinaj.

“E ndoqa me vemendje emisionin tuaj, por ishe pak i pasakte”,-me tha.

I zene ne befasi, pasi e njihja mire kush ishte, çfare perfaqesonte dhe nuk e prisja te me merrte vete ne telefon, i them: ku isha i pasakte?!!

“Degjo-me tha,- edhe ai i gjashti, eshte ne listepagese”….

Prandaj, nese diku, apo dikur, do te gjentet listapagesa qe Vis Martinaj, u ka bere zyrtareve te larte te shtetit, drejtuesve te policise, prokuroreve ose gjyqtareve, nepermjet kompanive te tij te lojerave te fatit, do te habiteshin edhe specialistet me te mire te Ministrise se Financave, se sa rigoroze dhe e sakte ka qene e perpiluar….”, shkruan Artan Hoxha.

Share: