Pika e kalimit kufitar në Muriqan po punon e gjitha vetëm në dalje.
Procedura e përshpejtuara e përpunimit të dokumentacioneve dhe 3 korsitë dalëse nga Shqipëria nuk janë të mjaftueshme per të përballuar radhët kilometrike të emigrantëve shqiptarë.
Prandaj, policia kufitare ka vendosur që edhe korsitë të cilat shërbejnë për tu futur në vendin tonë, të ndërrojnë funksion dhe të kthehen në korsi për të dalë nga Shqipëria.
Si këtë vit, sipas drejtuesve të policisë kufitare, nuk ka patur asnjëherë me parë fluks të tillë.
Vetëm gjatë ditës se sotme, janë përpunuar dokumentet e mbi 40 mijë qytetarëve.
Top Channel