Home KRYESORE Kushërira e djalit të vrarë për parkim në Sarandë: Mos u ktheni...

Kushërira e djalit të vrarë për parkim në Sarandë: Mos u ktheni për pushime!

Nga Zhaneta Barxhaj

Kjo verë e mbushur me gjëma na ka tronditur si asnjëherë më parë. Djem dhe vajza, prindër e fëmijë vinë të kalojnë disa ditë të qeta me të afërmit e tyre, jo të ikin me arkivole, ndaj mos u ktheni për pushime…

Klodiani ishte kurbani i rradhës së bregdetit tonë famëkeq, që duhet quajtur bregdjall më mirë. Për një parking, të marrësh një jetë është çmenduri. Në çfarë kafshësh jemi shndërruar kështu?!

Kishte vite që kishte ikur jashtë shtetit dhe unë e mbaj mend fare të ri me flokët e errëta dhe sytë e shkruar, më i miri ndër vëllezërit e tij. I qetë, i respektuar e veçoja nga gjithë të tjerët ( të gjithë kushurinj i kisha), por ai rrezatonte mirësi.

Do të mbaj mend si atëherë, kur më hipe për herë të parë në motor, dhe më thoje, mos ki frikë motra.

Tani, më duhet të të them mes lotësh, mos ki frikë vëlla… Zoti do kujdeset për ty, më shumë se egërsirat e kësaj toke…

Prehu në paqe Klodi 😢😢

Share: