Home Gjeo-Ekonomia Rreziqet dhe shansat e Kosovës

Rreziqet dhe shansat e Kosovës

Nga Korab Blakaj

Vazhdoj të mendoj, sado që dukem naiv ndoshta, se fjalia ~miqtë ndërkombtarë~ e ridegjuar mijëra herë në diskursin tonë publik është fallsiteti më i rrezikshëm që kemi plasuar në opinion.Kuptimi që i kemi dhënë kësaj shprehjeje e ka maskuar në maksimum rrezikun real duke e koncentruar vemendjen tonë në rreziqe dytësore.Në mendjen time Serbia është armik dytësor i Kosovës e kurrë armiku kryesor i saj!

Armiku i parë i Kosovës është mosfunksionimi i saj.Mosfunksionimi i Kosovës si shtet e detyron Bashkësinë Ndërkombtare të vë në lëvizje diplomaci, aparate dhe metoda tjera të zgjidhjeve , dhe përfundimisht na ekspozon para armikut të njëmendt.

Historia tregon se Përandorinë Osmane e ka shkatërruar Bashkësia Nderkombtare kur ajo nuk funksiononte dot më!

Historia tregon se Përandorinë Austrohungsreze e ka ndarë kur nuk funksiononte më !
Historia tregon se Bashkimin Sovjetik e ka shkatërruar kur nuk funksiononte më!

Historia tregon për Çekosllovakinë, Jugosllavinë,
Të gjitha këtyre u doli armike Bashkësia Nderkombtare sepse nuk funksiononin. Pra cila është garanca që ka Kosova kur vendos të mos funksionojë nga-~ miqtë ndërkombtar ~?Ajo garancë nuk egziston!

Bashkësia Nderkombtare nuk ka shkatërruar kurrë shtete funksionale, dhe Kosova e ka vetëm këtë shans.Duhët të funksionojë!

Për të funksionuar Kosova duhët të koncentrohet të nxjerrë një elitë të mirëfilltë politike, e cila e kupton që ligji i jetës thot se ajo gjë e cila nuk rritet, nuk zgjerohet, nuk zhvillohet është e gjykuar të shuhet.Në këtë kuptim ne jemi para një testi të rëndë, testimin para të cilit na sollen gjenerata veprimtarësh , luftëtarësh e dëshmorësh shqiptarë.

Sinjali ku treguam kalimin e këtij provimi ishte kur ndryshuam me votë të lirë e demokratike nomenklaturën e budallallepsur politike dhe u ekspozuam të egzaltuar duke pritur ndryshimin!
Pyetja që shtrohet është; a është ky ndryshimi?
Pa dyshim që jo.Ndryshim është emancipimi politik i popullit dhe krijimi i stabilitetit politik!Por jo ndryshimi i cili na garanton notën kaluese në testim!

Shenja e parë e mosrespektimit të votës qytetare ishte vazhdimi i traditës sonë të keqe të themelimit të Qeverive të Shokëve, qeveri e tarafeve, qeveri e klanit.Qeveritë e tarafeve janë deshmitë kryesore që vendin tonë e ekspozojnë para rrezikut ndërkombtar.Qeveritë e tarafeve nuk funksionojnë.

Prisja të shihja afër Kryeministrit Kurti menagjerë e teknikë ,në shembullin e Ministrit Armend Mehaj, vizionarë e punëtorë , por pamë shokë e shoqe prej të cilëve as ai nuk shpëtoi dot .

Në qarqe të ngushta akademike , dashamirëse të Kryeministrit tonë në Tiranë, kam argumentuar frikën time të madhe, e cila fatkeqësisht doli të jetë e vërtetë .Politikanët tanë vazhdon ti përcjell femijëria dhe rinia e tyre edhe në vendimarrje politike.Rugova ishte i ndrojtur, sepse ishte i rritur jetim, Demaçi ishte i rrembyshëm sepse ishte rritur si revulucionar.Ndërsa Kurti me rininë e kaluar burgjeve ka frikë të dalë nga rrethi i shokëve!Përjashto njërin, të tjerët i ka veq për hise!

Sidoqoftë Kosova është ende në kohë për të shpëtuar.Pragmatizmi i shoqëruar me guxim për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe kombit shqiptar, dhë për të ndërtuar strategji zhvillimi e bashkimi, duhët të bëhët prioritet.Ne jemi ende në kohë të rishikojmë interesat e përbashkëta shqiptaro amerikane dhe të koncentrohemi në vetëm dy matrica veprimi që duhet të studiohen;

1) ekonomia zhvillon ushtrinë , apo
2) ushtria zhvillon ekonominë .

Të dyja këto shpëtojnë Kosovën duke e bashkuar me Shqipërinë !Tjerat janë llafe tarafesh!

Share: