Home Gjeo-Ekonomia Sulmi në Gramsh/Boçi: Gjatë verës kanë hyrë mijëra rusë, institucionet në alert

Sulmi në Gramsh/Boçi: Gjatë verës kanë hyrë mijëra rusë, institucionet në alert

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në uzinën e Gramshit ku një shtetas rus tentoi të hynte në uzinën ushtarake, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë me spry neuroparalizues, ndërsa dy të tjerë u arrestuan nga policia në tentativë për tu larguar me mjetin tip Chevrolet.

Boçi risjell në vëmendje lidhjen në skype të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë dhe po ashtu thirrjen e kreut të PD, Sali Berisha për të refuzuar hyrjen e shtetasve rusë në territorin shqiptar.

Sipas Boçit, Rama refuzoi kërkesën, duke hapur çdo pikë hyrëse për shtetasit rusë.

Më tej ai thotë se tashmë institucionet që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë kombëtare në vend, kur gjatë kësaj vere kanë hyrë në Shqiperi mijëra shtetas rusë.

Postimi i plotë

Sali Berisha kërkoi anulimin e vizave për rusët

Kur në sallën e Parlamentit shqiptar foli në një lidhje me skype, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte vetëm një kërkesë për Edi Ramën: Refuzimin që shtetasit rus të hynin në territorin shqiptar!

Në dalje të asaj seance të jashtëzakonshme, Sali Berisha i kërkoi në emër të PD, qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës të mos lejonte turistët rusë të hynin në Shqipëri, në kushtet kur lufta me Ukrainën vazhdon.

Edi Rama e refuzoi kërkesën, duke hapur çdo pikë hyrëse për shtetasit rusë.

Institucionet që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë kombëtare në vend, kur gjatë kësaj vere kanë hyrë në Shqiperi mijëra shtetas rusë, janë në alert të plotë!

E kujt është përgjegjëdia në këtë rast

Rama është rrezik për Shqipërinë!

Share: