Home KRYESORE Rama për kritikat për sigurinë kombëtare: Institucionet kanë funksionuar siç duhet

Rama për kritikat për sigurinë kombëtare: Institucionet kanë funksionuar siç duhet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me incidentet e fundit të regjistruara në bazat ushtarake, dhe iu është përgjigjur kritikave për Sigurinë Kombëtare.

Në një status në “Twitter” ai shkruan se institucionet kanë funksionuar siç duhet, ndërsa për ata që i cilëson mbrojtës të zellshëm të Sigurisë Kombëtare thotë se nuk kanë lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës.

“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!”-shkruan Rama./Opinion.al

Share: