Home KRYESORE Çfarë kanë marrë hakerat e Iranit nga Shqipëria? Flet kreyminsitri Rama

Çfarë kanë marrë hakerat e Iranit nga Shqipëria? Flet kreyminsitri Rama

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar edhe njëherë se nga sulmet kibernetike nuk është marrë asnjë e dhënë sensitive e qytetarëve shqiptarë.

Në një intervistë në emisionin “opinion”, Rama tha se Shqipëria ende nuk ka asnjë të dhënë në sistemin dixhital, prandaj sulmet e ardhura nga Irani nuk mund të kenë asnjë të dhënë të qytetarëve shqiptarë apo që kanë lidhje me të dhëna sekrete.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Nga e dini që pas sulmeve kibernetike qëndron Irani?

Rama: Të gjitha hetimet dhe të gjitha të dhënat flasin për grupe që funksionojnë me urdhër dhe sponsorizim të drejtpërdrejtë nga qeveria e Iranit.

Pyetje: A ishit të paralajmëruar ju për këtë?

Rama: Jo.

Pyetje: A keni marrë ndonjë paralajmërim nga Irani?

Rama: Jo, për ne ka qenë realisht e papranueshme dhe e paanashkalueshme për të ndërprerë menjëherë të gjitha llojet e marrëdhënieve, pasi bëhet fjalë për një sulm brutal, dhe ka kërcënuar në tërësi të gjithë ngrehinën e sistemeve tona.

Pyetje: Çfarë ka marrë Irani si informacion?

Rama: Ne kemi ndërtuar një proces gradual të mbrojtjes kibernetike bazuar dhe në faktin se nuk kemi të dhëna supersensitive në të dhënat digjitale. E dyta janë komunikimet e brendshme .

Pyetje: Çfarë të dhënash sensitive ka Irani?

Rama: Nuk ka informacione sensitive. Ne nuk kemi të dhëna personale që të mund të përdoren, apo të futen në të dhënat personale.

Pyetje: Po a kanë numrat e ID?

Rama: Numrat e ID janë një e dhënë pa asnjë vlerë, për sa kohë kartat tona të identitetit nuk kanë asgjë, nuk kanë të dhëna për shëndetin.

Pyetje: Kanë publikuar të dhënat e ish-Drejtorit të Policisë, ku ka informatorë?

Rama: Janë komunikime të e-mailit jo të sekretuar që ato kanë një vlerë skupi gazetaresk, se vlerë tjetër…

Pyetje: Jeni i bindur se nuk gjëra tejet të rëndësishme?

Rama: Ne nuk kemi të dhëna tejet të rëndësishme për këtë gjë.

Share: