Home KRYESORE Dylgjeri: Vetëm ky poshtë gëzon se po kthehen zogjtë e po ikin...

Dylgjeri: Vetëm ky poshtë gëzon se po kthehen zogjtë e po ikin bijtë

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar ne llogarinë e tij në Facebook një foto e cila shoqërohej me shkrimin : 

“Mirëmëngjes dhe me imazhet fantastike që na vijnë prej kamerave kurth në zonat e mbrojtura, ku jo vetëm kemi shtim të numrit të specieve falë moratoriumit të gjuetisë duke rikthyer normalitetin në habitatet natyrore, por edhe atraksione krejt unike siç janë zonat e mbrojtura me një rritje të ndjeshme të vizitorëve, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Nuk ka munguar komenti i analistit Ylli Dylgjeri ne lidhje me këtë, i cili duket se e “zgjon” kryeministrin duke e shoqëruar foton e tij me një tjetër pamje të dhimbshme te largimit të të rinjve me gomone.

Vetëm ky poshtë gezon se po kthehen zogjte e po ikin bijte..- shkruan Dylgjeri

Share: