Home KRYESORE Rama konfirmon Veliajn: Lali këtu do jetë, le të thotë ç’të dojë...

Rama konfirmon Veliajn: Lali këtu do jetë, le të thotë ç’të dojë opozita

Kryeministri Edi Rama duket se ka konfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj për një mandat të tretë në Tiranë. 

Nga lagjja e re në Zall Herr, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as batutat për kryebashkiakun Erion Veliaj. Duke iu përgjigjur indirekt zërave të opozitës, Rama tha Veliajt duhet t’i varim hudhër që të mos e marrin më sysh ata që nuk bëjnë asnjë punë.

“Le t’i thonë Lalit çfarë të duan ata [opozita], Lali këtu është! Duke ardhur shumë vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e kanë kuptuar se si t’i kthejë ata në hudhra që mos ta marrin më sysh. Dhe prandaj është gjithmonë shumë më i buzëqeshur se unë, se unë s’e kam gjetur akoma këtë si bëhet”, tha Rama nga Zall Herri.

Share: