Nga Elona Jolla
Ti vjen nga një dhimbje egër,
Prandaj dhe je kaq e bukur!
Ta lemë, të lutem, për nesër,
Gjithçka që për sot jemi ngutur.
Ti vjen nga një mbrëmje prej lotësh,
Prandaj s’të shoh dot në sy.
Një tjetër ndriçim përtej botësh,
Ndez zjarre dhe fare aty!
Ti vjen nga një shi psherëtimash,
Që fjalët te fryma m’i ndal.
Një lumë që ikën luginash,
Tundimin ma sjell nëpër valë.
Ti kthen nga buzë e greminës,
Në mjegull baret me pendim!
Unë dritë i lyp vetëtimës,
Për ty dhe për timin trishtim!