Home KRYESORE Roli i gruas në edukim në familje dhe shoqëri.

Roli i gruas në edukim në familje dhe shoqëri.

Nga Ana Llazo

Gruaja është njësia bazë e shoqërisë dhe pjesë e pandarë e saj. Ajo edukon një individ, një brez, një shoqëri të tërë. Roli i saj njihet kryesisht në sferat sociale, kulturore, politike dhe ekonomike.

Kur gratë kryejnë lloje te ndryshme rolesh ato sigurojnë që të punojnë drejt promovimit të mirëqënies se familjes dhe komunitetit te tyre dhe kontributi i tyre është i dobishëm për individët.

Ajo jo vetem sjell konkurencë në fushën e punës por gjithashtu ndihmon në bashkëpunimin e ideve dhe sjell nje sistem modern dhe social. Por cili është në të vërtete roli kryesor i gruas në arsimim dhe shoqërinë tonë sot?

Gruaja kjo forcë e madhe kryen njëkohësisht rolin e gruas, partneres, organizatores, krijueses, disiplinueses në familje dhe në zhvillimin socio-ekonomik të shoqërisë.Fuqizimi i rolit te saj mund të përkufizohet në promovimin e ndjenjës së vetëvleresimit të saj për të përcaktuar zgjedhjet dhe të drejtat e saj për të ndikuar në ndryshimet shoqërore për veten dhe të tjerët.

Por gjëja më e rëndësishme është edukimi i saj , ai do ndihmojë në largimin e stigmës shoqërore që e ka zhytur atë. Edukimi është çelësi për eleminim e të këqijave shoqërore si vrajsa e gruas, frika, ngacmimi i martesave në moshë të re dhe pa dyshim emancipimi i saj në shoqëri me te drejta të plota.

Kjo nuk do të ndihmojë vetëm gratë e sotme por edhe brezat e ardhshëm që mund të jetojnë në një botë ku mund të egzistojë barazia gjinore. Edukimi i gruas duhet parë si një nga shumë aspekte që mund të ndikojë në rolin social te saj dhe rezultatet e arsimimit mund të ndryshojnë fuqishëm në kontekstet e ndryshme kulturore.

Por në zonat rurale familjet janë zakonisht familje të përbashkëta të përfaqësuara nga një kryetar mashkull. Përveç kesaj kontrolli mbi vendim marrjen duke përfshirë vendimet lidhur me arsimimin rrall herë është në duart e e femrave.

Fuqia e kufizuar vendimmarrëse e grave pengojnë dhe arsimimin e tyre në zonat rurale. Marrëdhëniet gjinore janë të rregulluara fuqishëm dhe krijojne një botë të ndarë për femrat dhe meshkujt , gjë që çon në përjashtim social të femrave.

Kur dëshira kryesore e një nëne të pashkolluar është t’u japë fëmijëve të saj mundësinë për tu shkuar në shkollë për sa kohë që ata duan edhe nëse ajo do të duhet të punojë dy herë më shumë atherë mund të jemi të sigurtë se arsimimi konsiderohet një shans për një jetë më të mirë. Unë besoj dhe shpresoj fort se gruaja është e vetmja e cila mund ta bejë shoqërinë tonë më të mirë, më të emancipuar dhe me një arsimim kuptimplotë.

Share: