Home KRYESORE Udhëheqësi fillon dhe harron kush është. I mendon të tjerët qenie të...

Udhëheqësi fillon dhe harron kush është. I mendon të tjerët qenie të pa tru

Nga Korab Blakaj

Pas kultit të individit ( produkt i servilizmit) vjen kulti i vetëvetës. Udhëheqësi fillon dhe harron kush është. I mendon të tjerët qenie të pa tru, në shërbim të tij! Në këtë stad ndërgjegjja e tij është shlyer.

Duke qenë kështu, mbivlerësimi i vetës i jep komoditetin e brendshëm të mos marrë asnjë këshillë dhe bëhët paranojak.

Objektivi i tij ndryshon; nga mbrojtja e shtetit dhe kombit në mbrojtjen e tij, me motivacionin vetëvlerësues se është mbi kombin dhe shtetin.

Delli i vetëvlerësimit e dërgon deri aty sa fillon dhe beson se ka rol dhe mision të rëndësishëm historik.Në këtë fazë të delirit,edhepse pabesimtar,udhëheqësi bindet se është „ mëkëmbës i Zotit në tokë „!

Veprimet e tij janë të çakorduara.Balanca është e prishur.Paaftësia dhe spontaniteti në drejtim dalin në rol kryesor.Rolin e tij në histori tenton ta bëjë fakt të kryer .Zakonisht duke e rrezikuar shtetin dhe kombin!

Njeriu i kultit të vetëvetës është sundimtar, despot, tiran dhe kriminel.

Ndërkohë populli dhe historia janë në pritje të atij që u shërben i përulur!

Share: