Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Këngëtarë” të dhunshëm me videoklipe me armë që dënojnë dhunën dhe, pastaj...

“Këngëtarë” të dhunshëm me videoklipe me armë që dënojnë dhunën dhe, pastaj çuditemi pse ka dhunë në Pejë!?

Nga Enkel Demi

“Këngëtarë” të dhunshëm me videoklipe me armë që dënojnë dhunën.

“Vajza” që jetojnë si eskorta dhe e shesin dhunshëm modelin e tyre që dënojnë dhunën.

“Televizivë” që promovojnë dhunën në televizion që dënojnë dhunën.

Politikanë që kërcënojnë çdo ditë të lume me vrasje, djegie, eleminime që dhunojnë skamnorin, i prishin shtëpinë, e rrasin brenda në burg për fatura energjie,e vrasin dhe bëjnë me faj të vdekurin që dënojnë dhunën.

Njerëz që mendojnë se druri ka dalë nga xheneti që dënojnë dhunën.

Burra që rrahin gratë e fëmijët në shtëpi që dënojnë dhunën.

Prokurorë që akuzojnë viktimën, jo kriminelin që dënojnë dhunën.

Policë që dhunojnë qyqarin, por i rrinë lepe-peqe të fortit që dënojnë dhunën.

Gjykatës që dhunojnë drejtësinë duke mos dhënë drejtësi që dënojnë dhunën.

…dhe në fund çuditemi pse ka dhunë në Pejë…

Dhuna është sistemi moral i shoqërisë shqiptare, ku të dobëtit duhet me ia shtypë kokën, ndaj dhunuesit janë prodhimi më besnik, më i lartë dhe më i vyer i këtij sistemi moral.

Share: