Home Gjeo-Ekonomia Thirrja e mësuesit emigrant: Vlerësoni mësimdhënësit. Janë ena ku gatuhet shoqëria

Thirrja e mësuesit emigrant: Vlerësoni mësimdhënësit. Janë ena ku gatuhet shoqëria

Për Mondi Kurtin ky vit shkollor ishte vendimtar për të lënë vendin e punës.

Pas një periudhe 20 vjeçare në mësimdhënie, ai është zhgënjyer nga vlerësimi që shteti dhe shoqëria tregon ndaj mësuesit, ndaj ka vendosur të rinisë jetën që prej 1 tetorit në Puatie të Francës duke braktisur Llëngën e Librazhdit.

Nuk është e lehtë të nisësh jetën nga e para, por në krahasim me vendin tonë, këtu është si nata me ditën. Arsyet që u largova janë ekonomike dhe nuk bën dot karrierë, stë ofron mundësi Shqipëria. Me një pagë 60 000 lekë thjesht mbijetoja sidomos me këtë krizë çmimesh”- thotë Mondi Karaj, mësues në emigrim.

Njësoj si Mondi, edhe familje të tjera në zonat rurale kanë zgjedhur të largohen jashtë vendit. Kjo është reflektuar edhe në uljen e numrit të nxënësve në shkollën 9 vjeçare “10 nëntori” ku jepte mësimin e histori gjeografisë 45 vjeçari në klasa të bashkuara, që cenonin sipas tij cilësinë e mësimdhënies.

Nga e 6 në të 9 kishte 54 nxënës në dy klasa të bashkuara. Mësimi ishte një farsë, nxirrnim analfabetë funksionalë“- shprehet mësuesi.

Me dëshirën për të ndërtuar të ardhmen në Francë dhe mungesën e shpresës se Shqipëria do të ndryshojë, Mondi drejton një thirrje ndaj politikbërësve.

“Arsimi është si mëngja ku gatuhet shoqëria… ktheni sytë nga arsimi, nga mësuesit!”

Top Channel

Share: