Home KRYESORE Lufta me kancerin, “arma” më e re për sëmundjen e ligë

Lufta me kancerin, “arma” më e re për sëmundjen e ligë

Një zbulim revolucionar për parandalimin dhe trajtimin e kancerit është bërë nga shkencëtarët nga Universiteti gjerman i Dresdenit, duke zhvilluar një mikroçip që zbulon qelizat e tumoreve malinje.

Siç raporton gazeta gjermane Bild, studiuesit kanë krijuar një mikroçip, i cili zbulon qelizat e kancerit të vendosura kudo në trupin e njeriut. Ky është një zbulim veçanërisht premtues kur merret parasysh se, në të gjithë botën, miliona njerëz vdesin çdo vit nga neoplazi të ndryshme.

“Ky çip është projektuar për të njohur qelizat e tumoreve malinje”, siç shpjegohet nga profesorja ukrainas, kreu i studimit, Larisa Baraban, duke shtuar: “Kanceri vazhdimisht rikrijon dhe anulon sinjalet biokimike në trupin e njeriut, duke shkaktuar reagime për të krijuar një mjedis imunosupresiv. Ideja ime ishte t’i sjell këto mekanizma në botën dixhitale dhe t’i bëj ato të matshme.”

“Ky hulumtim”, thekson shkencëtarja ukrainase, “po kryhet në Qendrën Universitare Helmholtz në Dresden-Rosendorf dhe mund të revolucionarizojë si diagnozën ashtu edhe trajtimin e kancerit”.

Siç shpjegon ajo për gazetën gjermane, për zhvillimin dhe përsosjen e çipit, Universiteti tashmë ka marrë gati dy milionë euro nga fondi i Këshillit Evropian të Kërkimit. “Qëllimi ynë”, siç nënvizon ajo, “është zhvillimi i një çipi që do të jetë në gjendje të ‘lexojë’ qelizat kancerogjene dhe të monitorojë aktivitetin e tyre në trupin e njeriut”.

“Me këtë çip mjekët do të mund të mbledhin të dhëna me qëllim imunoterapinë e personalizuar për pacientët me kancer”, shpjegon ajo për Bild.

Ekspertët e konsiderojnë imuno-onkologjinë një strategji premtuese për trajtimin e kancerit, pasi me ndihmën e saj, trupi i njeriut është i trajnuar për të njohur dhe luftuar vetë qelizat e kancerit. Megjithatë, ky trajtim mund të çojë edhe në reaksione të rrezikshme autoimune.

Për gazetën gjermane, “ImmunoChip” i profesoreshës Larisa Baraban po hyn në lojë në luftën kundër formave të ndryshme të kancerit. Ai është krijuar për të deshifruar se si “funksionon” kanceri, duke u ofruar kështu mjekëve të dhëna të vlefshme për ta trajtuar atë në mënyrë efektive.

“Kanceri krijon dhe fshin sinjalet biokimike në trupin e njeriut pa pushim, duke u ushqyer për të zhvilluar një mjedis imunosupresiv.

Ideja ime është që këto mekanizma t’i transferoj në ‘sferën’ dixhitale dhe t’i bëj të matshme”, thekson studiuesja nga Universiteti i Dresdenit.

Ajo shpjegon gjithashtu se si funksionon: “Bio-nano-sensorët në çip sigurohen që ai të konvertojë ngarkesat virale midis biomolekulave në një rrymë ose tension.

Pas një faze testimi me indin kanceroz të krijuar në laborator, shkencëtarët vlerësojnë se brenda pak vitesh ata do të jenë në gjendje të fusin mikroçipin në indet e vërteta kancerogjene të pacientëve dhe ta bëjnë atë të ‘lexojë’ mjedisin e tumorit.”

360grade.al

Share: