Home KRYESORE Primaret e PD për Tiranën, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti në balotazh

Primaret e PD për Tiranën, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti në balotazh

Partia Demokratike nuk ka ende një kandidat zyrtar për Bashkinë Tiranë, që është edhe bashkia më e rëndësishme,  për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Nga rezultati i votimit në Primaret e së dielës asnjë nga 7 kandidatët, nuk mori mbi 50% të votave dhe sipas rregulit të përcaktuar në Partinë Demokratike, dy më të votuarit do të kalojnë në balotazh, për të përcaktuar fituesin.

Kështu,  në balotazh do të shkojë Belind Këlliçi dhe mjeku Ilir Alimehmeti. Deputeti Këlliçi mori më shumë vota nga të gjithë, 4040, por pa mundur të kalojë pragun e 50% + 1 votë. Ai ndiqej nga lir Alimehmeti me 2196 vota. Gerti Bogdani u rendit i treti me 1819.

Raundi i dytë do të zhvillohet më 11 dhjetor.

Rezultatet e primareve për Tiranën:

Adriana Kalaja – 128 vota

Belind Këlliçi – 4040 vota

Enkelejda Fejzo – 66 vota

Fatmir Merkoçi – 35 vota

Gerti Bogdani – 1819 vota

Ilir Alimehmeti – 2196 vota

Julian Deda – 157 vota

Të pavlefshme – 29 vota

Share: