Home Gjeo-Ekonomia Mësuesit, jo si infermierët! Ekspertët e arsimit: duhen marrë masa për t’i...

Mësuesit, jo si infermierët! Ekspertët e arsimit: duhen marrë masa për t’i mbajtur në Shqipëri

Pas infermierëve dhe mjekëve, Gjermania dhe vende të tjera të Europës Perëndimore kanë tani nevojë për mësues.

Por situate në vendin tonë është e tillë që disa degë të Mësuesisë po mbyllen e disa të tjera janë në proces mbylljeje. Kjo pasi maturantët nuk kanë interes për të studiuar dhe për t’u diplomuar si mësues të ardhshëm.

“Për ne kjo është interesante që tregu I punës ka nevojë tani për mësues. Por problemi që kanë degët e Mësuesisë është mesatarja 7 që është vendosur. Unë personalisht mendoj se nuk është vendimi I duhur, pasi është shumë impenjative dhe mendoj se duhet të hiqet.

Ne jemi të vetëdijshëm që jetojmë në një treg global. Por që mësuesia të mos I ngjajë infermierisë, që studentët e shikojnë si pasaportë për të ikur dhe punuar jashtë, për këtë duhet të punojnë ata që hartojnë politikat. Duhen ndërtuar politika interesante që t’I mbajnë mësuesit në Shqipëri. Ose të marrim parasysh që kur ne hapim degë në këto fusha të prodhojmë për vete, por potencialisht edhe për botën, sepse fakti që këto shtete kanë nevojë dhe fakti që këto shtete do të na kërkojnë mësues, dhe fakti që ne këta mësuar nuk mund t’I frenojmë dot duhen marrë të mirëqena. Janë argumente të forta që qëndrojnë në tryezën e diskutimeve. E vetmja gjë që mund ta kompensojë ose mund ta reduktojë këtë tërheqje për të shkuar jashtë është që të krijojmë këtu kushte që këta mësues të punojnë dhe të shpërblehen. Nëse mendohet seriozisht, gradualisht duhet të krijohen kushtet, siç mendohet për mjekët p.sh. që t’iu rriten rrogat, të kenë kushte më të mira, duhet menduar tani edhe për këtë kategori.

Sepse kjo është një betejë për trurin dhe në betejën për trurin secili duhet të luftojë fortë me armët e veta. “- tha Artan Shytaj, Eksperkt për Arsimin e Lartë.

Top Channel

Share: