Home KRYESORE ‘Aya’ mrekullia që shpëtoi nga rrënojat e tërmetit tragjik, flet pediatri i...

‘Aya’ mrekullia që shpëtoi nga rrënojat e tërmetit tragjik, flet pediatri i saj: S’do lejoj askënd që ta adoptojë

Kur ekipet e shpëtimin nxorën nga rrënojat, Aya, emri i të cilit do të thotë mrekulli në gjuhën arabe, ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës së nënës së saj. Një rrahje zemre e dobët, por e gjallë! Nëna, babi dhe të katër vëllezërit e motra e saj vdiqën, pasi tërmeti goditi qytetin e Jindirës, disa kilometra larg kufirit turk.

Aya tani është në spital. ‘Ajo mbërriti të hënën në gjendje shumë të keqe, kishte gunga, mavijosje, ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë.’ tha Hani Marouf, pediatri i saj. Tani është në gjendje stabël! Khalil al-Suwadi, një i afërm i largët, ishte i pranishëm në shpëtimin e Aya, i cili e çoi atë te mjeku Marouf në Afrin, 26 kilometra në veri.

Por Dr Attiah, i cili ka një vajzë vetëm katër muaj më të madhe se Aya, shpjegon: ‘Nuk do të lejoj askënd ta adoptojë ende. Derisa të afërmit e saj më të largët të kenë mundësinë të marrin përgjegjësinë, unë do ta trajtoj atë sikur të ishte një nga familja ime.’ Dhe nënvizon se si gruaja e tij po e ushqen me gji së bashku me vajzën e saj.

Në qytetin e lindjes së Aya-s, Jindires, si në shumicën e vendeve të prekura nga tërmeti, gërmimet vazhdojnë për të shpëtuar të mbijetuarit. Janë vende nga të cilat popullsia iku në të kaluarën nga terrori i sulmeve kimike dhe bombardimeve nga regjimi i Damaskut. ‘Është një fatkeqësi. Ka kaq shumë njerëz nën rrënoja. Mendoj se 90% e qytetit është shkatërruar. Dhe pjesa më e madhe e ndihmës deri më sot ka ardhur nga popullsia vendase,” shpjegoi një gazetar lokal Mohammed al-Adnan./Tellalli.al

Share: