Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Fajin mos ja kërkoni Nexhmije Hoxhës!

Fajin mos ja kërkoni Nexhmije Hoxhës!

Nga Erion Dasho

Rumunët e pushkatuan gruan e Çausheskut, Elenën, së bashku me bashkëshortin Nikolae.

Gruaja e Brezhnjevit (ky i fundit vdiq ca vjet para Enverit) vdiq e harruar në një apartament të vogël në Moskë dhe as e bija nuk i shkoi në varrim.

Ndërkohë televizionet dhe mediat shqiptare e bënë Nexhmijen star të prime time dhe libri i Nexhmijes u bë best seller.

Kjo vëmendje mediatike i dha mundësinë Nexhmijes (që ndonëse e djallëzuar dhe e keqe në shpirt, ishte një prej grave më të zgjuara të nomenklaturës komuniste) të vazhdonte të bënte apoteozën e një regjimi që të ngjashëm kishte vetëm regjimet e Kim Il Sungut dhe Pol Potit.

Fajin mos ja kërkoni Nexhmijes!

Kërkojani natyrës mazohiste të popullit tonë kurrizthyer që 40 vjet ju fal Enverit dhe tani ka 10 vjet që i falet Enverit të ringjallur…

Share: