Home KRYESORE Filozofia e raporteve të pozitivitetit dhe negatives si ligj që dominon jetën...

Filozofia e raporteve të pozitivitetit dhe negatives si ligj që dominon jetën njerëzore.

Nga Artur Beu

Për ligjin natyral të tërheqjes kanë shkruar fizikanë të shquar. Rreth valëve që çdo qelizë emeton dhe frekuencën që krijohet. Ky ligj u përmend edhe nga Ajnshtajni. Ligji i tërheqjes pohon se nëse duam një gjë në mënyrë të fortë, ajo gjë do të ndodhë. Vibracionet do të sqarojnë gjithçka.

Gjithashtu, ligji i tërheqjes sqaron kimikën mes personave. Për disa ka një kimi të pashpjegueshme tërheqjeje qysh në shikimin e parë e për të tjerë nuk ka ngjitje fare, madje antipati pa u njohur ende. Arritja e një objektivi varet si nga sjellja jonë ashtu edhe nga vullneti.

Nëse mendojmë pozitivisht atëherë gjëra pozitive do të ndodhin. Nëse mendojmë për gjëra negative, ato do të ndodhin. Njerzit negativë tërheqin vetëm negativitete.

Pra, nëse mendojmë për luftë, luftë do të ketë. Nëse mendojmë për sëmundje, ajo do ndodhë e kështu me radhë. Në fakt, nuk mjafton vetëm sjellja dhe dëshira.

Duhen edhe vetndërgjegjësim e mendim pozitiv (nëse mendojmë pozitivisht do të tërheqim gjëra pozitive, por është e vërtetë edhe e kundërta, nëse mendojmë negativisht do të tërheqim gjëra negative). Ne jemi produkti i mendimeve tona.

Nuk ka rëndësi se çfarë mendimi pozitiv kemi, rëndësi ka ta kemi një mendim pozitiv.

Sërish, nuk mjaftojnë mendimi pozitiv dhe vetndërgjegjësimi, duhet edhe veprimi. Veprimi është objektivi që përcaktojmë për t’u arritur. S’ka rëndësi se çfarë, rëndësi ka të përcaktohet dhe të veprohet drejt objektivit.

Dhe suksesi është në çdo hap drejt objektivit, jo vetëm rezultati. Është një udhëtim dhe çdo hap ka rëndësi. Personat pozitivë, zakonisht janë më të prirur të mësojnë gjëra të reja. Personat negativë kanë frikë humbjen dhe refuzimin.

Krahas vetndërgjegjësimit, mendimit pozitiv, veprimit ka nevojë edhe për shikueshmërinë, t’i shohim gjërat ndërkohë që i kryejmë. Të shohim hapat dhe objektivat për të arritur tek ingredienti i fundit që është falenderimi. Falenderimi për çdo gjë të mirë që na ndodh. Të falenderojmë për gjërat e mira që kemi, që na ndodhin, që na ndihmojnë në jetën e përditshme.

Personat me objektiva të qartë janë më pozitivë dhe nuk humbasin kohën kot. Personat që nuk kanë asnjë objektiv, s’kanë as idenë e kohës. Koha është mësuesi dhe drejtuesi i çdo veprimi. Nëse kemi objektiva të qartë, koha punon për ne. Nëse s’kemi objektiva të qartë, koha është e dikujt tjetër.

Ne jemi koha dhe hapësira që kemi në dispozicion. Dhe s’ka rëndësi se çfarë beson, rëndësi ka të besosh!
Cohelo thoshte: personat janë në gjendje të arrijnë atë ç’ka duan në jetë në çdo moment nëse ëndërrojnë.

Nëse e ke përfunduar këtë lexim, je një person pozitiv, urime!

Share: