Nga Bujar Dugolli
Politika e regjimit serb pas suprimimit të autonomisë së Kosovës kishte për qëllim shkatërrimin e shkollës shqipe. Ky qëllim i regjimit të shtetit serb u pa kur ata nisën helmimin e nxënësve shqiptar e cila ishte dhe është shtresa më e rëndësishme shoqërore e po ashtu edhe e ardhmja e Kosovës.
Nga data 19 e deri më 24 mars të vitit 1990, ajo çka ndodhi në Kosovë në atë kohë nuk kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër që nga periudha e luftës së dytë botërore. Nga ky krim të cilin e urdhëroi shteti serb statistikat tregojnë se janë helmuar 7.421 fëmijë, nxënës dhe qytetarë shqiptarë, tre prej të cilëve si pasojë e helmimit kishin vdekur.
Helmimi i parë kishte ndodhur në shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Perveç qendrës klinike Universitare, trajtimin e fëmijëve dhe qytetarëve të helmuar e kanë ndihmuar shumë: në theks të veçantë Kisha Katolike në Binçë të Vitisë, por edhe shoqata dhe organizata tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Si pasojë e këtyre helmimeve mbi 4.000 fëmijë kanë ngelur me pasoja, të cilat i kanë ndjerë shumë gjatë në jetën e tyre. Pasojat të cilat i patën të helmuarit, krijuan pasiguri dhe frikë në gjithë territorin Kosovës, elemente këto të cilat i kishte si qëllim kryesor regjimi i Beogradit.
Ekspertët shqiptarë dhe ndërkombëtarë, dhanë vlerësimin profesional për helmimet, në mesin e të cilëve ishin edhe ekspertët ndërkombëtarë për helmime toksike si: Berenard Benedeti nga Franca, drejtor i Universitetit të Referencës Ndërkombëtare (ILUC) dhe prof. dr. A. Hendriks, ekspert në OKB dhe drejtor i UNIDO për shkencat e mjediseve toksikologjike. Pas kërkimeve të bëra, në konferencën e Parisit më 1993 ata dëshmuan se te fëmijët shqiptarë është gjetur intoksikimi masiv me gaz nervor kimik Sarin dhe Tabun.
Fatkeqësisht, përkundër fakteve edhe ky krim i regjimit serb si shumë të tjerë u hesht dhe nuk u dënua asnjëherë.
Krimi gjenocidar si ky ndaj fëmijëve shqiptarë të Kosovës, duhet të kujtohet përherë dhe të ketë solidaritet me viktimat! E thirrja për drejtësi nuk duhet të shuhet asnjëherë, pasi vetëm kështu kuptohet dhe shpërndahet e vërteta historike, e po ashtu shpërfaqet fytyra e vërtet e agresorit serb që si arkitekt e kishte politikanin famëkeq Sllobodan Millosheviç.
Ska paqe pa drejtësi!
No peace without justice!