Home KRYESORE Ajo… Nga Teuta Anif Muji

Ajo… Nga Teuta Anif Muji

Ajo…

Ec kalldërmave të harrume
Leht si ëndërrat n’sirtarë
t’palume .
N’valë të jetës përplaset
n’dallgë
Mijëra mendime i marrin zjarr..
E zë muzgu i natës vonë
n’sy dielli i perëndon
Në shpirtin e saj
fati nyje luan si pa faj
Ajo
stinët e jetës i lidh me fije shprese
Për një ëndërr , udhë harrese..

TeutaMuji /Mars2023🥀

Share: