Home KRYESORE Në Kinë bie shi me krimba, në Australi me peshq, shenjë e...

Në Kinë bie shi me krimba, në Australi me peshq, shenjë e Apokalipsit apo ngjarje natyrale?

Rrjetet sociale janë aq të përdorura dhe mbajnë një sasi aq të madhe informacioni saqë shpesh herë është e vështirë të kuptosh të vërtetën nga ajo që duket.

Rasti i fundit me shumë gjasa ka të bëj me pamjet virale që vijnë nga Pekini, aty ku duket sikur rrugët dhe automjetet e parkuar aty të jenë pothuajse të mbuluara nga krimba. Një spektakël i denjë të një filmi horror, aq sa ka shtrënguar vendasit të hapin çadrat për të shmangur ndonjë nga krijesat e shpifura aq sa paqësore.

Por nuk mjafton, lajmet janë plot edhe me dëshmitë e peshqve që bien si kokrra breshëri në Lajamanu, qyteze në shkretëtirën australiane.

Teoritë janë të shumta, dhe komentet më shkencore flasin për një ngjarje të rrallë por jo të jashtëzakonshme, aty ku forca e një tornado mund të transportojë për kilometra të tëra kafshë të vogla si këto më sipër.

Nuk mungojnë gjithsesi komplotistët dhe të apasionuarit ndaj Apokalipsit, që thonë se bëhet fjalë për  shenjat e pakundërshtueshme të ”Qametit”, paralajmërimi i qartë se Bota, kjo botë të paktën,  po mbaron. Të tjerë, më skeptikë, mjaftohen me analizën e pamjeve, që në fakt duket sikur tregojnë një histori tjetër.

Po ta shohësh hollë, pamjet e krimbave vijnë më së shumti nga një video, disi i paqartë, ku krimbat mund të jenë shumë mirë ato që të gjithë ne njohim si lule plepi, të cilët në veçanti kur lagen në shi shndërrohen në krijesa të gjata pa formë të qartë.

Ndërkohë, video që shoqëron lajmin për peshqit australianë, në fakt është marrë nga një aksident rrugor në Norvegji, ku një kampion plot me peshq u rrëzua në autostradë. Peshqit që janë parë realisht në Australi mund të jenë rezultati i fenomeni i tornados së lartpërmendur.

Shpesh herë, një kontroll më i thelluar i rrjeteve sociale mund të na shpëtojë edhe nga makthi për të ardhmen.

360grade.al

Share: