Home KRYESORE Basha nis fushatën për të marrë kreun e PD? Prezanton platformën me...

Basha nis fushatën për të marrë kreun e PD? Prezanton platformën me 3 shtylla kryesore

Fushata për kryetar të Partisë Demokratike nuk është çelur zyrtarisht, mirëpo Lulzim Basha duket se ka nisur nga puna për t’u rikthyer jo vetëm aktiv në politik, por edhe për të marrë drejtimin e kësaj force politike.

Sinjalet e para i dha sot, vetëm 10 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore, ku prezantoi një platformë e bazuar në 3 shtylla kryesore, të cilat nuk janë të padëgjuara, pasi i ka artikuluar edhe më herët kur ka qenë në krye të partisë më të madhe opozitare në vend. Kjo platformë ka tre pika që nis me lista të hapura 100%, vetting i politikanëve dhe e fundit kufizimi i pushtetit të kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate.

“Të ndalim së besuari të politikanëve dhe ta marrim besimin në duart e tyre, ftesa ime ndaj çdo të riu është të nisim rrugëtimin për këtë ndryshim thelbësor demokratik, lista të hapura 100%. Sa prej jush kanë dëgjuar akuzat që politikanët kanë hedhur ndaj njëri tjetrit dhe sa prej jush i besojnë ato. Si mund të kemi konkurrencë në ekonomi, nëse nuk kemi një konkurrencë në politik. Në këtë platformë është hapja e garës në politikë, një vetting për politikanët. Ka më shumë se një vit që ndodhet një propozim në tryezë se dhe listat e hapura pa vetting ka rrezik që të mos sjellin nën tryezë më të aftët, por ato që kanë mekanizmin e blerjes së votës. Jo më shumë se 2 mandate presidenti i Amerikës, jo se nuk mundet, por sepse pushteti absolut është korruptues. Asnjë kryeministër, që nuk realizon objektivat e veta nuk mund të ketë një mandat të tretë”, tha Basha./Opinion.al

Share: