Home Gjeo-Ekonomia Ditëlindja e Karli III, ambasadori britanik: Diskutova me mbretin për Shqipërinë

Ditëlindja e Karli III, ambasadori britanik: Diskutova me mbretin për Shqipërinë

Ambasada Britanike në Tiranë, organizoi një pritje me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së tij, Mbretit Charls III. Të pranishëm ishin miq e figura publike të politikës, diplomacisë e medias.

 “Në maj, ne kremtuam Kurorëzimin e Mbretit tonë! Ne shënojmë tani një rast të veçantë,  ditëlindjen zyrtare të Madhërisë së tij. Kjo është festa e parë për ditëlindjen e Mbretit që ne festojmë në më shumë se 70 vjet”, tha ambasadori britanik Alastair King-Smith.

Ambasadori Britanik tha po ashtu se se ka diskutuar në takimin e zhvilluar një javë më parë me Mbretin Charls III për Shqipërinë.

“Kur u takova me madhërinë e tij javën e kaluar në Londër ne diskutuam se sa e rëndësishme është Shqipëria për Mbretërinë e Bashkuar dhe për të gjithë Europën. Mbreti ynë është i vetëdijshëm për trashëgiminë tuaj. Ky event ka të bëjë mes forcimine  marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe lidhjes mes dy popujve tanë”-tha Alastair King-Smith.

Duke folur për marrëdhëniet midis dy qeveritë, ambasadori britanik përmendi sfidat e emigracionit.

“Jam thellësisht i shqetësuar për shumë të rinj që mund të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes Kanalit, këtë verë. Ju bëj thirrje ju dhe kujto në Shqipëri- nëse është diçka që mund të bëni personalisht, ju lutem, inkurajojini shqiptarët të udhëtojnë në mënyrë të ligjshme, dhe të mos ndikohen nga videot në TikTok dhe të mos shkatërrojnë jetën e tyre”, u shpreh ambasadori Alastair King-Smith, ambasadori britanik në Shqipëri.

Share: