Home KRYESORE “Pushime te gezuara” koncert për fillimin e sezonit turistik në Pogradec

“Pushime te gezuara” koncert për fillimin e sezonit turistik në Pogradec

Ne Pallatin e kultures te qytetit te Pogradecit u organizua ne prag te hapjes se sezonit te ri turistik koncerti : Pushime te gezuara !

Koncerti i ndjekur nga qindra artedashes pogradecare dhe pushues te shumte qe kane ardhur nga zona dhe vende te ndryshme mirepriten dhe duartrokiten kengetaret e njohur te muzikes se lehte shqiptare :

Bashkim Alibali, Kozma Dushi, Paola Kostandini dhe Miron Kotani. Kocerti ishte pjese e programeve te Radio Ejani, e cila e mbeshteti aktivitetin dhe eshte pjese e punes per promovimin e vlerave te veçanta te muzikes shqiptare.

Regjisori i shfaqjes , Arjan Sukniqi vleresoi se veprimtari te tilla sherbejne per t’i dhene nje dimension sa me argetues por edhe te kulturuar pushimeve verore qe sapo kane nisur, pornjekohesisht sherbejne per te derguar tek publiku mesazhe artistike te nje niveli sa me te larte.

Vleresime nga spektatoret dhe artistet u bene edhge per radio ” Ejani” per nivelin e larte te programeve te saj .

Share: