Në përfundim të fjalimit historik të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Parlamentin Europian, të gjithë eurodeputetët u ngritën në këmbë.
Por jo vetëm, në nderim të fjalës së saj, salla gumëzhiu nga duartrokitjet.
Sot ishte hera e parë në historinë e Kosovës që një president mban fjalën në Parlamentin Evropian.
Me fjalët “Liri, Pavarësi, Demokraci” të ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani nisi adresimin e saj në Parlamentin Evropian.
Ajo falenderoi gjithë mbështetjen e Perëndimit ndërsa u bëri thirrje që Evropa të qëndrojë e palëkundur pranë Kosovës.
‘Sot jam e nderuar që jam presidentja e parë që mbaj fjalën në Parlamentin Evropian. Sot jam këtu për të folur për shtetin e pavarur për Kosovës, por edhe për t’ju thënë faleminderit. Qëndroni të palëkundur pranë nesh.”- tha Vjosa Osmani./Opinion.al