Nga Fadil Maloku
Për mendimin tim sociologjik (jo politik!) në gjithë këtë “kaos” (të kontrolluar, padyshim!) nëpër të cikin po kalojnë shoqëritë shqiptare, ka dy skenare dhe një përgjigje;
- Njëri, i cili dosido është i motivuar nga djallëzitë e interesave të jashtme (nuk është këtu aludimi tek qeveria zyrtare amerikane, të jemi të qartë!) apo, thënë më saktësisht; të ca segmenteve (që natyrisht, mund të jenë edhe amerikane, si p.sh. interesat “perandorake sorosiane!) globale, të cilat duke qenë të kyçura përmes “sekserëve” mediatik, atyre diplomatik dhe gjithsesi atyre politik, janë shumë të interesuara të përfitojnë nga kriza aktuale e “teatrit” të Kosovës!
- Tjetri skenar, për perceptimin tim po ashtu sociologjik është i motivuar kryesisht nga naiviteti dhe madhështia e “nacionalizmit” tonë socio politik, cili mund të adresohet ekskluzivisht përmes “argumenteve” dhe thirrjeve pompoze e folklorike mbi turmën e elektrizuar nga deliriumi i sovraniteti, ligjshmërisë, sundimit të ligjit, demokracisë, lirisë, barazisë, e blla, blla, që në shekullin e globalizimit pak, apo aspak nuk qojnë peshë në “kandarin” e gjeopolitikës, e në veçanti të gjeostrategjikes globale (duhet me e cekë; amerikane)!
- Tani, cila duhet të jetë zgjidhja dhe rekomandimi publik për qeverinë dhe institucionet tona kombëtare (nuk e kam fjalën këtu për ato kosovare apo shqiptare) në rajon; Mendoj që në gjithë këtë “kaos” jo vetëm global (siç potencon edhe Noam Chomsky) por, edhe ate kontinental e sidomos ate rajonal, pra në këtë kërcënim kancoregjen që po i rrezikon tashmë edhe interesat tona vitale rajonale gjeostrategjike (lufta në Ukrainë, është dëshmia më e mirë për shprishjen e ekuilibrave globale), duhet të kuptojmë; “peshën” tonë specifike; pra, ta kemi mendjen dhe veprimin kthjellur dhe të duhur diplomatik (që mjerisht nuk e kemi!) e sidomos sensin socio politik; pastaj, strategjinë e përputhjes së interesave tona me interesat zyrtare (jo të segmenteve sorosiane, ashtu siç është tani) amerikane; të konsolidojmë dhe ta rrisim fuqinë tonë ende miniore ushtarake; etj. Gjithë këto projeksione, ide dhe rekomandime e sugjerime, natyrisht nuk mund t’i bëjë; as një KM (sado karizmatik!) as një qeveri (sado e fuqishme në numër!), as një opozitë e komprometuar (e me përplot hipoteka e skandale nga e kaluara qeverisëse!), as “perandoria” infantile mediatike! Por, të gjithë s’bashku!
(P.S. Unë po flas për një Projekt (të munguar!) kombëtar e shtetëror për gjithë shqiptarët në rajonin e Ballkanit Perëndimor. I cili, po nuk u bë shpejt dhe në përputhje me trendët e “kaosit” në horizont, gjasat janë që të na përsëritet historia e freskët (ende në mbamëndjen tonë kolektive) e viteve pas shpalljes së Pavarësisë së vitit 1912, 1914… kur Perandoria otomane, u tërhoq nga Ballkani për tu shndërruar jo në një agjens socializues për rajonin, por, në pengesë serioze! S’këndejmi, nuk mendoj se e kemi luksin që sot të merremi, me temat periferike, si ajo; e targave, zgjedhjeve, krimit sovranitetit (të paqenë dhe të pa ushtruar asnjëherë!), demokracinë, lirinë, etj. Qytetarët, duhet të kuptojnë se; Ne sot po kërcënohemi; o për tu “qeverisur”(lexo; sunduar!) nga Serbia dhe aleatët e saj; o për ta qeverisur (jo sunduar) vetën tonë…)