Rusia thotë se është e hapur për arritjen e një zgjidhjeje me Ukrainën, por akuzon Kievin për mbajtjen e një qëndrimi pa kompromis.
“Pala ruse ruan hapjen e saj, gjë që nuk mund të thuhet për ukrainasit”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS të premten.
“Ukrainasit ruajnë qëndrimin e tyre të papranueshëm, veçanërisht tani, kur ata [janë] në një situatë mjaft të vështirë, por megjithatë ata ende refuzojnë çdo mundësi për dialog.”, u shpreh ai.
Peskov tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një takim me liderët afrikanë për Ukrainën, në margjinat e samitit të Rusisë Afrikë.
“Ky takim do të mbahet në vazhdim të takimit të mëparshëm të vizitës [të përfaqësuesve të vendeve afrikane në Federatën Ruse”, shtoi ai.
Ukraina ka theksuar në mënyrë të përsëritur se nuk do të pranojë asnjë “marrëveshje paqeje” që do t’i kërkonte asaj të lëshojë territoret e pushtuara aktualisht nga forcat ruse.
360grade.al