Home Gjeo-Ekonomia Ambasadori rus quan shkelje praninë e presidentit ukrainas në Këshillin e Sigurimit/...

Ambasadori rus quan shkelje praninë e presidentit ukrainas në Këshillin e Sigurimit/ Rama e sfidon: Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të flasë!

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzy, e ka cilësuar shkelje praninë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në debatin që po zhvillohet sot në selinë e OKB-së në New York.

Kjo shkelje krijon rrezik, tha Nebenzy, që kërkoi nga Edi Rama që drejton debatin, të mos i japë të drejtën e fjalës presidentit të Ukrainës. Rama e sfidoi ambasadorin rus:

Nebenzy: Këtu ka një shkelje sepse udhëtimi i vetë presidentit për të ardhur këtu, shihet si një privilegj, në vend të të cilit, gjatë seancës së mëparshme, delegacioni ukrainas mori pjesë me një lidhje on live. Kjo shkelje praktike është e rrezikshme.

Kjo e sotmja do të jetë një spektakël. Ardhja e presidentit (ukrainas) sot është në shkelje me rregullat. Vendet jo anëtare nuk flasin para vendeve anëtare.

Rama: Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të mbajë fjalën.

Ambasadori i Rusisë i kërkoi Presidentit të Këshillit të Sigurimit të mos flasë në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë:

“Ju tërheq vëmendjen se sot po flisni në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurimit, jo si kryeministri shqiptar”.

Më tej, Rama theksoi se ky nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar në përputhje të plotë me politikat e këshillit.

Ambasadori rus: U nxituat të thoni u vendos, mbi ç’bazë i jepni Zelenskyt fjalën, mbi ç’bazë ftoni ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut?

Rama: Ftesa për Zelensky-n është një konfirmim i plotë i paragrafit 33. Dhënia e fjalës për Zelensky-n do t’i japë mundësi anëtarëve të tjerë t’u përgjigjen komenteve të tij. Doja të siguroja kolegët rusë që nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar, që është në përputhje të plotë me politikat e këshillit. OSBE luan një rol të rëndësishëm, është këtu falë kontributit të saj në këtë takim, i cili konsiderohet si thelbësor. Përfaqësuesi i OSBE është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nëse do të ishit i qartë se cili është problemi do të doja t’ju ndihmoja.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, për herë të parë që nga fillimi i luftës, ndodhet sot fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Top Channel

Share: