Home Gjeo-Ekonomia “Nuk ju drejtohem si kryeministër i Shqipërisë, përmbahuni”, Rama-ambasadorit rus në OKB:...

“Nuk ju drejtohem si kryeministër i Shqipërisë, përmbahuni”, Rama-ambasadorit rus në OKB: Mos më provokoni!

Shqipëria e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama po drejton sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por gjatë nisjes së procedurës ka pasur një “përplasje” me ambasadorin rus në OKB.

Përfaqësuesi i delegacionit rus, Vasily Nebenzya iu drejtua Ramës duke i thënë se në mbledhje luan rolin e kreut të Këshillit të Sigurimit dhe jo atë të kryeministrit shqiptar, ndërsa i kërkoi kreut të qeverisë të përmbahet nga vlerësimet politike.

Rama nga ana tjetër, u shpreh se përfaqësuesi i Rusisë po provokonte dhe po fliste për tema që nuk kishin lidhje me takimin.

Pjesë nga diskutimi në OKB:

Nebenzya: Ju po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni si përfaqësues i Shqipërisë. Objektivi juaj është të zhvilloni një takim siç sanksionohet në rregullore.

Rama: Sapo ju përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministri shqiptar dhe pasi filluar të thonit gjëra të pasakta lidhur me atë çka është procedura këtu. Nëse nuk doni që t’ju përgjigjem në cilësinë e kryeministrit shqiptar, mos më provokoni.

Nebenzya: Zoti kryetar ju drejtohem vetëm si kryetar i Këshillit të Sigurimit, asnjëherë si kryeministër, ju lutem përmbahuni nga vlerësimet politike.

Rama: Folët për NATO-n, për faktin që Shqipëria është në NATO, për vendet që vijnë këtu, kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim në Këshillin e Sigurimit.

360grade.al

Share: