Home Gjeo-Ekonomia Antarësimi i Kosovës në NATO – nevojë urgjente

Antarësimi i Kosovës në NATO – nevojë urgjente

Nga Sadri Ramabaja

Antarësimi i Kosovës në NATO në rrethanat ku ka degraduar dialogu i Kosovës me Serbin dhe kur pozicioni i mefshtë i BE-së edhe në raport me vet Planin Franko-Gjermna të shndërruar në një tip Marrveshjeje Bazë, si po cilësohet nga palët, mbetet garanca vendimtare për paqen në rajon në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ky fakt do të kishte ndikim pozitiv për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe në mënyrë të përgjithshme në rajonin e Europës Juglindore.

Por aderimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO, para së gjithash do t’i jipte fund aventurës ruse për hapjen e frontit të dytë të lufëts në Europë dhe me këtë edhe ndikimit të saj në Ballkan. Prandaj këtë hap duhet cilësuar e trajtuar si nevojë urgjente.

Disa arsye për këtë janë:

1. Forca e sigurisë: NATO është një aleancë ushtarake që ka rolin themelor në sigurinë e anëtarëve të saj. Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, ajo do të ketë mundësinë të përdorë mbështetjen dhe mbrojtjen e Aleancës në rast të rreziqeve të sigurisë.

2. Rruga drejt stabilitetit: Integrimi i Kosovës në NATO është pjesë e përpjekjeve për të forcuar institucionet dhe kapacitetet e shtetit të Kosovës, duke përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen. Kjo mund të ndihmojë në stabilitetin dhe përforcimin e sundimit të ligjit në vend, duke ndikuar në ndërveprimin e konflikteve dhe tensioneve në rajon.

3. Mbrojtja e territorit: Në rast të ndonjë rreziku potencial për integritetin territorial të Kosovës, anëtarësimi në NATO mund të performojë shkallë më të lartë sigurie për vendin. Anëtarësimi në NATO do të obligonte Aleancën për mbrojtjen e kufijve të Kosovës sipas traktatit të Aleancës, duke shfrytëzuar burimet dhe teknologjinë ushtarake të ofruara nga partnerët e NATO-s.

Ndjekja me urgjencë e modelit të Baltikut edhe në Ballkan, gjithmonë duke pas në konsideratë sigurinë Euroatlantike të Europës Juglindore si tërësi, pranimi i Kosovës në NATO, do të thellonte me shpejtësi të duhur bashkpunimin ekzistues mes vendeve anëtare në njërën anë dhe izolimin e Serbisë nga çfardo aventure për rihapje të apetiteve të saj hegjemone jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj Malit të Zi dhe Bosnjës.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO është kufiri i skajshëm i zgjerimit të formateve të ndryshme të bashkëpunimit edhe mes shteteve anëtare në NATO, pa kushtëzuar këtë me ndryshimet e parimeve aktuale kushtetuese kombëtare.

Vlera e vërtetë e shtuar e pranimit të Kosovës në NATO qëndron në thjeshtimin e disa prej mënyrave komplekse që SHBA-të dhe shtetet e Ballkanit. Perendimor kanë ushtruar në kuadër të bashkëpunimit për të ofruar siguri, pa përfillur zemërimin rus.

[Fragment paksa më i gjatë i analizës në ardhje]

Share: