Home Gjeo-Ekonomia Deklarata e fortë e OKB-së: Kemi prova, forcat ruse vazhdojnë të kryejnë...

Deklarata e fortë e OKB-së: Kemi prova, forcat ruse vazhdojnë të kryejnë krime lufte në Ukrainë

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut bëri një deklaratë të fortë sa i takon agresionit rus në Ukrainë. Sipas OKB-së ka prova të tjera se forcat ruse po vazhdojnë të kryejnë krime lufte në Ukrainë.

Këshilli pretendoi se sulmet në Ukrainë përfshijnë sulme të paligjshme me armë shpërthyese, sulme që dëmtojnë civilët, torturë, dhunë seksuale dhe me bazë gjinore, dhe sulme në infrastrukturën energjetike.

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Hetimin e Këshillit për Ukrainën tha se kishte dokumentuar sulme me armë shpërthyese në ndërtesat e banimit, një strukturë funksionale mjekësore, një stacion hekurudhor, një restorant, dyqane dhe magazina komerciale, shkruajnë mediat e huaja.

Këto sulme çuan në viktima civile, dëmtim ose shkatërrim të objekteve kryesore dhe ndërprerje të shërbimeve dhe furnizimeve thelbësore. Për më tepër, komisioni tha se po heton se çfarë e shkaktoi shembjen e digës Nova Kakhovka në qershor.

360grade.al

Share: