Home Gjeo-Ekonomia Serbia e painteresuar për Marrëveshje Finale me Kosovën

Serbia e painteresuar për Marrëveshje Finale me Kosovën

Nga Korab Blakaj

Serbia nuk ishte e interesuar të negocionte Marrëveshje Finale me Kosovën , as në në vitet 2013- 2015 e as me negociatat për këmbim teritoresh në vitin 2019 në Washington, Ohër apo Bruksel.
Serbisë tani më shumë se kurrë i konvenon „konflikti i ngrirë“.

Marëveshja Finale nuk është në interes afatgjatë për Serbinë as nga këndvështrimi ekonomik, politik e sidomos nga ai strategjik.

Vuçiçi , ashtu si mentori i tij Millosheviçi, pastaj Koshtunica ,Gjingjiçi e tjerë në vazhdim, e zhvatë dhe kërcenon BE në dhe SHBA në me karten e ultranacionalistëve si Shesheli etj. Prolongimi i negociatave me Kosovën korespondon me kalendarin politik të Vuçiçit , si për zgjedhjet e ardhshme në Serbi ashtu edhe me fillimin e fushatës zgjedhore në SHBA, duke llogaritur për një ambient politik më të favorshëm për Serbinë.

Përderisa BE dhe SHBA i bëjnë vazhdimisht lëshime Serbisë, 5 shtete europiane refuzojnë ta njohin Kosovën , mes tyre edhe shtetet e dy ndërmjetësuesve të BE së, që në të kaluarën e tyre kishin qëndrime thellësisht antikosovare,përdorin retorikë favorizuese ndaj Serbisë, refuzojnë ta kërcënojnë Serbinë me sanksione, padyshim se tërë ky qëndrim asimetrik i BE së mundëson komoditet dhe hapsirë të madhe manovrimi politik dhe diplomatik për Serbinë.

-Intergrimi i Serbisë në BE dhe NATO e defaktorizon Serbinë. Vetëm një Serbi e paintergruar në Bashkësinë Ndërkombëtare dhe me lidhje të forta politike me Rusinë e promovon rolin dhe rëndësinë e saj ekonomike dhe politike në botë .

Serbia mbështetet dhe llogaritë në antagonizmat e shteteve kyçe brenda BE së, përplasjet dhe synimet afatgjata strategjike mes BE së dhe SHBA ve, prolongimin e luftës në Ukrainë , konflikteve të armatosura në botë , forcimit të blloqeve të reja, destabilizimin e rendit ezistues botëror, popullizmit politik, liderëve autokratë në Europë dhe gjetiu.

-Por vektori determinuese për politikën destruktive ndaj BE së dhe SHBAse, diverzionin politik dhe provokimet e vazhdueshme ndaj Kosovës është Marrëveshja e arritur mes Vuçiçit dhe Putinit.
Sipas informatave, gjatë vizitës se tij ne Moskë, Vuçiçi dhe presidenti rus Putin jane dakorduar që Serbia ta shtyejë çdo marrëveshje finale me Kosovën, te ndërmjetësuar nga BE ja dhe SHBA-të .

Putini i ka premtuar Vuçiçit se në një marrëveshje të ardhshme mes Rusisë dhe Ukrainës për teritoret e okupuara te Ukrainës , Rusia do të inkorporijë ne bisedime gjithëpërfshirëse ndërkombëtare edhe zgjedhjen finale të statusit të Kosovës me kondita shume më favorizuese për Serbinë.

Share: