Home Gjeo-Ekonomia TERRORIZËM SHTETËROR KUNDËR PAQES DHE SIGURISË NË RAJON!

TERRORIZËM SHTETËROR KUNDËR PAQES DHE SIGURISË NË RAJON!

Nga Hyzri Salihu

Sot u përballëm me një akt terrorist kundër rendit kushtetues në Kosovë, pjesë e stratagjemës kompelkse të Serbisë për destabilizimin e Ballkanit.
Ndërkohë, një panoramë qesharake deklaratash të njerëzëve që më së shumti janë përgjegjës për mosndalimin e qëndrimit terrorist dhe agresiv të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Pas kësaj ngjarje tronditëse të inskenuar nga terrorizmi shtetëror serb, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës. Sipas deklarimeve zyrtare të Dioqezës Rashkë – Prizren, rreth 30 kriminelë janë të barrikaduar në manastirin Banjska dhe u kërkohet dorëzimi!!

Lexoni me kujdes dhe gjykoni me paanësi.


 Borrelli: Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”!!
 Lajcak: Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Palët duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”!!
 Ambasada e SHBA Kosovë: “Dënon ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Autorët e këtij sulmi duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi”!
 Ambasadori i Gjermanisë Rohde: “Autorët e vrasjes së rreshterit në Banjskë në veri duhet të dalin para drejtësisë”!!
 Presidenti Begaj: “Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
 Rama: “Kriminelët, autorët e ngjarjes duhet të dalin para drejtësisë”!!
 Memli Krasniqi: “Sulmi i të dielës në fshatin Banjskë në veri është sulm direkt ndaj shtetit të Kosovës”.
 Lumir Abdixhiku: “Akti është sulm terrorist ndaj Republikës dhe vetë rendit kushtetues”.

Të gjithë kush më shumë e kush më pak, merren me “drejtësinë mbi kriminelët” dhe si pa dashje harrojnë se shkaku i këtij terrorizmi është politika destabilizuese e Serbisë, me aktor kryesor ish – ministrin e Propogandës së kriminelit Miloshevic, folirusin pa dinjitet, Aleksandër Vucic.

Po e përmbledhim analizën sipas deklarimit të Kati Schneeberger Këshilltare e BE: “Sipas Borrel dhe Lajcak, kështu ndodh kur qetëson Vuçiqin dhe luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon. Eshtë koha për të mbrojtur popullin e Kosovës”.

Gjithë këta “burra shteti”, të zhgënjyer dhe befasuar në mënyrën më të rëndë dhe banale nga politika e Serbisë, asnjë prej tyre nuk ka kurajon qytetare dhe përgjegjësinë politike të pranojnë gabimet e tyre, farsën e ndyrë politike që vazhdon të favorizojë Serbinëe dhe të nëpërkëmbë në mënyrë denigruese, diskriminuese dhe kriminale të drejtat e qytetarëve të shtetit të Kosovës.

Ju që shpresoni në “një Serbi të penduar” për gjenocidet që ka kryer mbi popujt e Ballkanit, Ju që heshtni ndaj një shteti që mohon sanksionet ndaj agresionit në Ukrainë, Ju që mendoni se kjo është rruga më “e drejtë” për t’i kthyer kursin politik Serbisë, ju rekomandojmë të rikujtoni pikënisjet e historisë tragjike të rajonit dhe të Evropës. Ajo mban emrin SERBI.

Mos bëni deklarata të tilla diplomatike, të cilave u ka dalë kallaji me kohë!

Ju dhe vetëm ju i keni cëlësat në dorë që kjo politikë agresive, terroriste, gjenocidiste të kapitullojë.
Urgjentisht për njëmijë arsye, duhet të merrni vendim dhe të shpallni sanksionet kundër Serbisë, të hiqni spinën ekonomike, duke i bërë me këtë rast një nder të madh vetes tuaj, paqes dhe sigurisë në rajon dhe në botë.

E theksojmë, në Botë!
Ju keni në dorë që me qëndrimin tuaj t’i riktheni dinjitetin e humbur popullit serb dhe pakicave brenda Serbisë.

Ju keni në dorë të vendosni sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe të ndaloni përfundimisht luftën hibride të Rusisë për të destabilizuar tërë Evropën.

Ju dhe vetëm ju duhet të kuptoni përfundimisht që populli shqiptar është populli më paqedashës i Evropës. Ai asnjëherë nuk do të ndalojë t’i shërbejë paqes dhe zhvillimit.

Është në dorën tuaj ta kuptoni dhe të vlerësoni një herë e mirë. Lerini pazaret e ndyra në kurriz të kombit shqiptar. Sic kemi bërë në miëra vjet për të mbrojtur jetën tonë, do të vazhdojmë ta bëjmë sa të kemi jetën.
Kriminelët e rrethuar nuk kanë rrugë shpëtimi. Ligji në shtetin e Kosovës do të bjerë fort mbi ta dhe do të demaskoje botërisht politikën terroriste në Beograd.

Përballë situatës, jemi vigjilent, gjakftohtë, jo vetëm të përballojmë dhimbjen popullore për vrasjen e djemve tanë nga terrorizmi shtetëror i Serbisë, por të vendosur të mos e lëkundim bindjen dhe besimin tonë tek fuqitë tona dhe tek miqtë e vërtetë të Kombit Shqiptar.

Koordinator i FBKSH-së,
Fronti per Bashkimin Kombetar Shqiptar
Prishtinë 24. 09. 2023.

Share: