Home Gjeo-Ekonomia E konfirmon policia: Vritet një nga sulmuesit në veri të Kosovës

E konfirmon policia: Vritet një nga sulmuesit në veri të Kosovës

Policia e Kosovës thotë se në kundërpërgjigje të grupeve kriminale, është vrarë një nga sulmuesit që ndodhen në manastirin e Banjskës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se grupet kriminale po vazhdojnë me sulme ndaj Policisë, ndaj është dashur kundërpërgjigjja.

Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se situata në veri të vendit, konkretisht në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar, dhe se grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren.

Për shkaqe siguria, policia thotë se janë mbyllur dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak.

Top Channel

Share: