Home KRYESORE Herë… Nga Ilda Mejdani Jeha

Herë… Nga Ilda Mejdani Jeha

Herë shpëtuan
me dashurinë,
herë me ëndrrat,
herë me ankthet e përbashkëta,
herë me artin dhe pijen e tepruar,
herë me ideologjitë,
herë me ekologjinë e shpirtit,
derisa forcuan mosbesimin e kujdesshēm tē ecjes mbi akull të hollë.
Konceptuan lloje të tjera çmendurish, madhështish, kufijsh.
Përgatitën një rrënim të arsyeshëm, pa potere, të njeriut që në dijeninë e tyre nuk është dhe nuk mund të jetë.
Nuk u mbrojtën më me asnjë fytyrë të fytyrës nga gjërat e humbura.
Kuptuan deri në fund, se ishin farëza të pafundësisë.

IMJ

Share: