Home Gjeo-Ekonomia Iniciativa e Qytetërimit Global në Javën Kulturore të Kinës

Iniciativa e Qytetërimit Global në Javën Kulturore të Kinës

Nga Artur Nura

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka propozuar një Iniciativë të Qytetërimit Global që synon promovimin e dialogut, gjithëpërfshirjes, respektit të ndërsjellë dhe mësimit të ndërsjellë brenda komunitetit ndërkombëtar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Jinping duke vënë në dukje se paqja, drejtësia dhe demokracia janë “aspirata të përbashkëta të gjithë njerëzimit”, ai e bën thirrje aktorëve globalë që të “mbajnë një mendje të hapur” dhe “të përmbahen nga imponimi i vlerave ose modeleve të tyre mbi shtetet e tjera duke nxitur përplasje ideologjike”.

Të gjitha vendet duhet të shqyrtojnë bashkërisht mundësinë e ndërtimit të një “rrjeti global” për dialog dhe bashkëpunim mes qytetërimeve, thekson Xi, sipas të cilit “krizat dhe problemet aktuale kanë vendosur procesin e modernizimit në glob.

Presidenti kinez, thekson se toleranca, bashkëjetesa, shkëmbimet dhe mësimi i ndërsjellë midis qytetërimeve të ndryshme luajnë një rol të pazëvendësueshëm në avancimin e procesit të modernizimit të njerëzimit dhe lulëzimin e qytetërimit botëror.

Dërgimi i një mesazhi të tillë kryesisht vendeve në zhvillim të jugut të botës që ndikon padiskutshmërisht edhe vazhdimin i riformësimit të një rendi ndërkombëtar në zhvillim, vendi i madh I Azisë padyshim është duke u përpjekur t’i japë një formë të ndryshme arenës ndërkombëtare të deritanishme.

Java e kulturës Kineze në Shqipëri.

Prej datës 25 shtator deri më 1 tetor në Tiranë u zhvillua java kulturore kineze, një eveniment që organizohet thuajse nga të gjitha ambasadat dhe trupat diplomatike të akredituara në vendin tonë. Javët Kulturore Ndërkombëtare janë  një nismë e Ministrisë së Kulturës, që sjell tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës në kryeqytetin shqiptar.

Foto:Xinhua

Aktivitet i Javës Kulturore e Kinës, Tiranë(Foto:Ambasada e Kinës në Shqipëri)

Java Kulturore e Kinës startoi me aktivitete të shumta në sheshin “Italia”, në Tiranë, i cili ishte i zbukuruar me simbole kineze, për të paraqitur folklorin dhe kulinarinë kineze, artet e famshme marciale të Kinës për të gjithë të pranishmit dhe dashamirësit e kulturës dhe qytetërimit kinez.

Ndërkohe sic është traditë tashmë gjatë javëve kulturore ndërkombëtare sipas secilit vënd përkatës këtë javë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishte i mbushur në shtyllat anës tij me flamur kinezë dhe një atmosferë festive.

Në stendat e vendosura në sheshin para stadiumit Air Albania apo në Skenën profesionale të improvizuar aty në ditë të ndryshme u paraqitën arti i prerjes së letrës si dhe festivali i gatimeve tradicionale kineze, ku qytetarë të ndryshëm shijuan ushqimet e shijshme.

Nuk mund të mungonte aty prezenca e Institutit “Konfuci” të Universitetit të Tiranës nga i cili u shpërndanë Libra dhe dhurata simbolike kineze për të pranishmit. Qytetarët e pranishëm mund të shkruanin emrin e tyre me hieroglife kineze.

Me shumë interes u ndoqën nga të pranishmit koncerti me muzikë folklorike kineze në bashkëpunim me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë dhe egzibicioni i arteve marciale nga ekipe të apsionuarish. Të shumtë ishin spektatorët që ndoqën edhe Galanë Akrobatike, me numra të zgjedhur për të demonstruar artin kinez.

Ambasada e Kinës në Shqipëri organizoi një pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Kinës dhe kjo ishte e organizuar në nisje të Javës së Kulturës Kineze.

Aktivitet i Javës Kulturore e Kinës, Tiranë(Foto:Ambasada e Kinës në Shqipëri)

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Wang Dexin në fjalën e tij tha se vitet e fundit marrëdhëniet Kinë-Shqipëri kanë ruajtur një vrull të mirë zhvillimi, me të dy vendet që përballen me mundësi të reja bashkëpunimi në kuadër  të nismës “Një brez, një rrugë” dhe Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Dexin kujtoi se këtë vit të dy vendet nënshkruan marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin Turistik, duke hapur rrugën për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dypalëshe.

Të pranishëm në këtë aktivitetet ishin edhe kryetari i Grupit kuvendor të Miqësisë Shqipëri-Kinë, Bardhyl Kollçaku, ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, ish-diplomatë, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Keti Luarasi, përfaqësues të komuniteteve fetare.

Dita Kombëtare e Kinës është më 1 tetor dhe përkoi me mbylljen e Javës së Kulturës kineze në Tiranë nga ku në Teatrin e Operas dhe Baletit u realizua një Koncert Pianoje m pianisten XINYI GUO që kish ardhur nga Londra dhe që u pëlqye shumë nga spektatorët e shumtë.

Iniciativa e Qytetërimit Global në Javën Kulturore të Kinës në Shqipëri?

Në filozofinë e presidentit Xi Jinping thuhet se qytetërimi kinez ka qëndrueshmëri, origjinalitet, unitet, gjithëpërfshirje dhe një natyrë paqësore.

Në fakt, mësimi i ndërsjellë i qytetërimeve njerëzore nuk duhet të marrë një pozicion komandues, por duhet të kuptojë arritjet kulturore të njëri-tjetrit nga këndvështrimi i njëri-tjetrit, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe kjo domosdoshmëri duket e mirëkuptuar në Pekin.

Sipas ambasadës Kineze në Tiranë pjesëmarrja e trupave që morën pjesë në aktivitetet e Javës Kulturore Kineze 2023 ishte organizuar nga Byroja Komunale e Kulturës dhe Turizmit të Bashkisë së Pekinit, ndërsa merrnin pjesë Orkestra Kineze e Pekinit dhe Trupa Kombëtare Akrobatike e Kinës.

Ndërsa shfaqja e Arteve Marciale ishte organizuar nga Tempulli kinez “Shaolin” I Austrisë që së bashku me pianisten kineze që vinte nga Londra krijonin një Ansambël shumë ngjyrësh shtetesh, racash dhe kulturash në bashkëjetesë harmonike dhe tolerante.

Foto:VCG

Foto:VCG

Padyshim që i gjithë ky ansambël shumë ngjyrësh përkthen qartazi në miniaturë praktike filozofinë e frymës që vjen nga Pekini me iniciativën e Qytetërimit Global përtej Kinës.

“Dashuria dhe miqësia mes dy popujve qëndron si një interpretim i gjallë i poemës kineze “Sado larg nga miqtë jemi, porsi komshinj të mirë i kemi”, – deklaroi I ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Wang Dexin në hapjen e Javës Kulturore Kineze përpara të ftuarve të shumtë që kishin mbushur sallën e madhe të konferencave në MAK Albania.

Ndaj duke marrë si shembull historinë e shkëmbimeve kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë, vendet janë të largëta për sa i përket gjeografisë, por ndihen afër përsa kulturës dhe shkëmbimeve mes njerëzve dhe, thënia e Konfucit “është gjithmonë kënaqësi të përshëndes një mik nga larg” gjatë kësaj jave, e besoj dhe më tej, do gjejë mbështetësit e vet në Shqipëri./CRI.CN

Share: