Home Gjeo-Ekonomia “Pakicat shqiptare në Kroaci, shembull për përmirësimin e raporteve mes popujve” presidenti...

“Pakicat shqiptare në Kroaci, shembull për përmirësimin e raporteve mes popujve” presidenti Milanoviç: Integrimi i rajonit në BE, i rëndësishëm për stabilitetin

Në fjalën e tij në Kuvend, presidenti kroat Zoran Milanoviç është shprehur për raportet e mira shumëvjeçare mes Shqipërisë dhe vendit të tij.

Milanoviç përmendi dhe pakicat shqiptare në Kroaci, duke thënë se janë pjesë e jetës politike dhe sociale dhe se shërbejnë si shembull.

Si dy vende mesdhetare, jemi pjesë e një zone që ka qenë qendër e historisë europiane me radhë.

Miqësia dhe marrëdhëniet e ngushta janë të hershme. Kur shumë shqiptare iu bashkuan forcave kroate, dhanë kontribut të madhe dhe jemi mirënjohës.

Pjesëtarët e pakicës shqiptare në Kroaci, janë pjesë e jetës politike dhe sociale. Ata janë një urë mes nesh dhe shembull sesi pakicat shërbejnë për përmirësimin e raporteve mes popujve dhe vendit.

Kroacia kanë filluar të forcojnë marrëdhëniet 30 vjet më parë dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera, pak çështje të hapura. Këtë vit kemi pritur Begajn dhe Ramën, ndërsa takimet e tjera janë të shumta.

Edhe pse nuk kemi investime të mëdha, shkëmbimi tregtar është rritur”, tha ai.

Presidenti kroat u ndal dhe te siguria në rajon, ku tha se integrimi në BE kontribuon pozitivisht.

“Kroacia i kushton rëndësi të madhe stabilitetit, sigurisë dhe integrimit të rajonit. Mbështet fuqishëm perspektivën europiane të të gjithë kësaj hapësire.

Shpresoj që procesi i integrimit në BE të përshpejtojë, dhe kjo ka rëndësi për stabilitetin. Kur flasim për përshpejtim të procesit, e kam fjalën pikërisht për Shqipërinë”, tha ai.

360grade.al

Share: