Home Gjeo-Ekonomia Punë me pak cilësi! Baret dhe restorantet punësuan këtë vit më shumë...

Punë me pak cilësi! Baret dhe restorantet punësuan këtë vit më shumë të rinj

Në vendin tonë ka mbi 18 mijë bare dhe restorante, referuar shifrave të INSTAT-it.

Ekspertët e sektorit thonë se patën një sezon të mbarë si përsa u përket fitimeve, edhe punësimeve, ku u punësuan të gjithë ata që nuk dinin gjuhë të huaj dhe nuk iknin dot jashtë vendit. Por ata theksojnë se nxorën mësime dhe detyra për sezonin 2024.

“Ky sezon ka qenë mjaft i mirë, u punua me intensitet të lartë. Problemi është që u punuan me intensitet, por jo me cilësi. Për sezonin tjetër duhet se s’bën cilësia, pasi në të kundërt do të na kthehet e gjithë situate në boomerang. Sivjet u punësuan të gjithë ata që nuk dinë gjuhë të huaj. Dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë dhe banale, pasi nuk mund të shkonin dot jashtë. Ata që ndenjën këtu dhe punuan e bënë nga halli, dhe jo se e shohin me vision punën këtu. Për të qenë ky treg i ngopur duheshin punësuar 20 mijë persona. Por këtë sezon u punësuan vetëm 8 mijë njerëz. 12 mijë vende mbetën vakante, që do të thotë punohej me orë të zgjatura nëpër turne. Po flas këtu për ata që punuan në sezon, por edhe pë rata që punuan në Tiranë, që mund të jenë strapacuar paksa, pasi punonin edhe jashtë orarit“- tha kryetari i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj.

Shumica e pagave për ata që punuan në sezon u 2-3-fishuan. Nëse i referohemi 2020 dhe 2021 ku pagat kanë qenë mesatarisht nga 70 mijë deri në 100 mijë të reja, këtë vit ato shkuan nga 100 mijë në 200 mijë. Po, një kamarier i mirë mori edhe 2 milionë lekë të vjetra në muaj. Aspekti ku duhet ndërhyrë menjëherë është trajnimi, trajnimi dhe trajnimi i stafeve. Ky sezon shkoi si shkoi, por sezonin tjetër nuk ka për të na falur më njeri.

Top Channel

Share: