Home Gjeo-Ekonomia Rama tryezë me Melonin, Macron, Sunak, Rutte dhe Von der Leyen! Në...

Rama tryezë me Melonin, Macron, Sunak, Rutte dhe Von der Leyen! Në fokus sfidat aktuale dhe prioritetet komunitetit europian

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Granada të Spanjës, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Në pamjet e mësipërme, kryeministri shihet teksa zhvillon një bisedë konstruktive me homologen e tij italiane Giorgia Meloni, Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, kryeministrin Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, kryeministrin e Hollandës Mark Rutte, si dhe Presidentin e Francës Emanuel Macron; në fokus të të cilës janë sfidat aktuale dhe prioritetet e komunitetit europian.

Gjatë fjalës së mbajtur më herët para medieve, Rama u ndal tek tensionet në veri të Kosovës pas përplasjeve në Bansjkë, ku u vra nga terroristët serbë efektivi Afrim Bunjaku.

Sipas Ramës, prania e forcave të KFOR-it në veri është një gjë e mirë, pasi kufiri është bërë shumë poroz dhe duhen marrë masa për Serbinë para se të jetë vonë. Rama, po ashtu, përsëriti kërkesën që BE dhe SHBA të jenë më jenë proaktive dhe konstruktive në dialog.

Top Channel

Share: